Shqipëria në kohën e tritolit

Postuar në 01 Mars, 2014 11:46

Ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik një si festival i tritolit në territorin shqiptar; krimi ka shpikur modën e fundit, dmth ka zënë të frikësojë, kërcënojë apo të provokojë viktima nëpërmjet atentatesh me tritol; të gjiyhë janë duke pyetur pse dhe deri kur. Këtë gjë bën në shkrimin e vet në Mapo edhe gazetari Vladimir Karaj. Ja shkrimi i tij me titull “Shqipëria në kohën e tritolit”:

Unë dhe ime bijë ishim rrugës për në kopësht, të mërkurën që kaloi. Vetëm 200 metra nga vendi ku tre persona u plagosën rëndë nga shpërthimi i tritolit në dyert e një lokali. Ajo ende nuk mund ta kuptojë atë që ndodhi, fatmirësisht as shpërthimi nuk ia tërhoqi vëmendjen nga loja. Por prej atij momenti është e pamundur ta heqësh nga mendja faktin se çfarë mund të kishte ndodhur, nëse do kishim zgjedhur rrugicë tjetër?! A duhet të ndjehen me fat dhjetëra prindër që atë ditë ishin 5 minuta para apo pas shpërthimit dhe nuk iu desh të kalonin në atë moment me karroca fëmijësh në vendin e atentatit? Kur e mendon gjithë këtë nuk është se thjesht ke frikë apo revoltohesh. Kur e mendon gjithë këtë dhe kupton se je në dorë të tempizmit të atentatorit apo të viktimave (sepse me gjasë ndonjëherë shpërthimi pas veprimeve sigurisht pavetëdije të tyre), përfiton një situatë ankthi që është e vështirë ta shqisësh nga mendja.

I 13-ti atentat me tritol në 2 muaj u shënua mbrëmjen e djeshme. Nëse futen edhe statistikat e vitit që kaloi, Shqipëria nuk është më larg se Iraku dhe as Afganistani. I vetmi përfitim shumë cinik i shqiptarëve në këtë mes është që tritolvënësit ende nuk po synojnë turma dhe ambiente të populluara, por individë. Përtej kësaj, ata ia kanë dalë të mbjellin një masë jo të vogël terrori. Aksioni i policisë i disa javëve më parë që solli shpërbërjen e një baze tritolvënësish me porosi, arrestimin e disa prej atentatorëve dhe porositësve, u duk sikur do e paqtonte situatën, por në javën e fundit janë të paktën tri atentate (një i vdekur dhe 3 të plagosur rëndë) që kanë rikthyer makthin e tritolit. Policia ende nuk ka arrestuar asnjë prej tritolvënësve të rasteve të fundit, ndërsa mjaft raste të së shkuarës mbeten ende të pazbardhura. Ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi thotë se një nga arsyet pse “tritoli është tashmë në modë” është pikërisht vështirësia e zbardhjes së ngjarjeve dhe fakti që është e vështirë të lidhësh atentatorin, porositësin dhe viktimën. Arjan Dyrmishi, kërkues shkencor pranë IDN-së (Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim) shkon më tej duke shpjeguar se tashmë kemi një aktivitet kriminal më të organizuar dhe ku me siguri mund të flitet për grupe kriminale, siç ishte edhe rasti i të arrestuarve nga policia. Ai thotë se nuk bëhet më fjalë për individin që merr në dorë kallashnikovin për të vrarë, por për grupe të strukturuara, pasi sipas tij atentati me tritol kërkon pajisje dhe organizim deri në detaje.

Por për të gjetur shkaqet e situatës, ai thotë se kërkohet një analizë më e gjerë, duke nënkuptuar një mori elementësh që mund të kenë ndikim nga situata ekonomike deri te boshllëku i krijuar prej rotacionit të pushtetit. E vetmja pistë që përjashton Dyrmishi është ajo e një presioni që krimi mund të ndjejë nga shteti, që do të shpjegohej sipas tij nëse rastet e sulmeve do ishin ndaj punonjësve të rendit apo drejtësisë, si në Italinë e fundit të viteve 80’ dhe në fillim të 1990.

Arjan Hoxha, përfaqësues ligjor dhe Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Punonjësve të Policisë në Lirim-2013, thotë se fajin kryesor për situatën e krimit në vend e kanë ndryshimet në Policinë e Shtetit dhe emërimet e reja. Hoxha që përfaqëson të liruarit së fundmi prej policisë mbështet faktin se kemi një shpërthim të krimit në muajt e fundit dhe madje akuzon për lidhje me krimin të emëruarit rishtazi në polici e deri te Ministri i Brendshëm. “Kanë çuar drejt ineficencës së Policisë së Shtetit, pasi siç duket iu intereson vetë që të ketë në radhët e Policisë së Shtetit njerëz të paaftë dhe pa informacionin e duhur”, thotë Hoxha në reagim. Por ndërsa akuza është e rëndë, ajo lë pa përgjigje atë që ka ndodhur deri më shtator të 2013-ës dhe faktin që thuaj deri atëherë asnjë prej atentateve me tritol, përfshi edhe atë që i mori jetën gjyqtarit Skerdilajd Konomi nuk ishte zbardhur. Specialistët thonë se një nga arsyet që ka inkurajuar këtë lloj të krimit është pikërisht moszbulimi dhe mungesa e efektivitetit të policisë ndaj tyre. Xhavit Shala, doktor në çështjet e sigurisë, oficer i lartë i policisë, thoshte disa javë më parë në Top-Channel se një nga faktorët që ka sjellë këtë fluks të krimit është “mungesa e theksuar e punës së policisë me informacionin dhe burimet e tij. Kjo gjendje është vuajtur ndër vite dhe duhet të korrigjohet. Kjo mungesë e informacionit ka bërë që edhe zbulueshmëria të jetë e vogël dhe kjo ka shërbyer si faktor nxitës, si “modus operandi” i këtyre ngjarjeve, duke qenë se zbulohen pak, ndaj autorët e kanë përvetësuar këtë mënyrë veprimi”.

Por nëse do i qëndronim këtyre arsyetimeve duke i mëshuar peshës që ka Policia e Shtetit, duket se u lëmë fajin strukturave të saj, atyre që ishin deri më shtator dhe atyre që rishtazi kanë filluar punë, lëmë jashtë një zinxhir të tërë institucionesh që janë po aq fajtore për situatën e krimit në vend.

Nëse i referohesh deklarimeve politike të zyrtarëve të lartë, të emëruar rishtazi apo të shkarkuar rishtazi, sigurisht do të humbasësh në numra dhe statistika që nuk përkojnë me njëra-tjetrën. Palët do të këmbëngulin se gjendja e krimit ishte apo është më e keqe sipas rastit dhe po ashtu do të ofrojnë numra aq të ndryshëm saqë vështirë të orientohesh. Prej dy vjetësh në fakt UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara Kundër Drogës dhe Krimit) nuk ka shifra për krimin e vrasjeve në Shqipëri. Numrat ama deri më 2011, sipas tabelave të kësaj zyre, tregojnë një rritje të përvitshme të krimit të vrasjes. Nga 85 më 2009 më 142 më 2011. Të dhënat për vitet që pasojnë, mungojnë edhe në analizat e policisë, ku kryesisht krimet ndahen në kategori të ndryshme dhe përcaktimi i qartë i numrit të viktimave mungon. Nga ana tjetër, pak njerëz kanë nevojë për këtë, pasi për të kuptuar që situata është e rëndë mjafton kronika e përditshme. Por cilat janë arsyet e një përshkallëzimi të kësaj natyre dhe rritjes së krimit? “E gjitha është një histori jokriminale, jobanditeske, sikurse pretendohej edhe nga policia. Nga e gjithë historia e bandës së bombave dhe vrasjeve me pagesë, ky është thriller politiko-ekonomik. Është një histori e prodhuar kryekëput nga një sistem i korruptuar”,- shkruante disa ditë më parë Mentor Kikia në shkrimin “Në një shtet të korruptuar, Juliani zëvendëson drejtësinë”. Gilman Bakalli sheh po ashtu një mungesë të sistemit të drejtësisë: “Është një lloj gjakmarrjeje që po lulëzon se është mbush kupa”, -thotë ai për “Mapon”. “E përbashkëta e shpërthimeve me tritol është profili pak a shumë i ngjashëm i viktimave: biznesmenë, të cilët kanë mashtruar dhjetëra qytetarë me parregullsitë e tyre”,- shton Bakalli, por duke theksuar se nuk i përkrah veprimet ekstreme, e që nga ana tjetër duhet që dikush të marrë në konsideratë edhe të mashtruarit në këto raste.

Edhe Arjan Dyrmishi i IDN-së thotë se gjyqësori është hallka tjetër që nuk funksionon në sistem dhe mosveprimi i tij ka inkurajuar krimin. Sistemi i drejtësisë në fakt është ai me profilin më të dobët dhe besueshmërinë më të ulët sipas thuajse gjithë sondazheve prej dhjetëra institucionesh të huaja. As ambasadori i SHBA-së në Tiranë, ndërsa tha së fundmi se situata e rendit ishte shqetësuese, nuk ka harruar të vendosë gjyqësorin si një prej arsyeve. “Jemi të shqetësuar për rendin publik. Kam mësuar edhe fjalën ‘tritol’, një term shumë popullor së fundi… ishte një fjalë që nuk e dija më parë. Është një çështje që i shqetëson të gjithë, qeverinë dhe çdo qytetar shqiptar. Mendoj se ka shumë arsye që ndikojnë; njëra është gjendja ekonomike, ndryshimet në Policinë e Shtetit dhe në sistemin gjyqësor”, – shtoi zoti Arvizu.

Nga ana tjetër sistemi i drejtësisë dhe mundësia e reformimit të tij për ta bërë sërish të besueshëm duket se janë “mision i pamundur”. Vetë kryeministri Edi Rama, që ka premtuar reformë të këtij sistemi, duket sikur u dorëzua disa ditë më parë ndërsa i kërkoi opozitës kompromis për një prokuror të huaj. Nuk dihet se sa seriozisht e kishte Rama ofertën dhe nëse kjo do të avancojë, por deklarata mjafton për të kuptuar se asnjë nga palët nuk do të kishte të bënte me drejtësinë shqiptare të paragjykuar dhe të pabesueshme.

Por ndërsa kthimi i besimit te drejtësia duket i largët, përmirësimi ekonomik që do të zbuste krimin mbetet në varësi të zhvillimeve në vendet fqinje, e vetmja gjë që mund të shpresojnë shqiptarët është një polici më efektive. Dyrmishi thotë se kjo e fundit duhet pas shumë vitesh të ketë një koncept për veten. Sipas tij, ende nuk e dimë se çfarë policie duam të kemi dhe çfarë tipologjie do të ketë ajo nëse do të jetë e ngjashme me atë italiane apo me atë franceze.  Çuditshëm, dhe ndoshta jo dhe aq, në perceptimin e shqiptarëve Policia e Shtetit mbetet institucioni shtetëror tek i cili kanë më shumë besim, edhe pse ky nën 50 për qind dhe shumë pak për të dëshmuar ndonjë afeksion të veçantë. Por nga ana tjetër, 2 atentate me tritol brenda ditës mund të bëjnë që ky lloj besimi të bjerë në nivelet e gjyqësorit apo strukturave të tjera shtetërore. Ish-shefi i SHISH-it, Fatos Klosi thotë se ndryshimi i vetëm që ka mes vrasjeve që ndodhnin më parë me armë apo mjete të tjera me atentatet me tritol, është fakti se këto të fundit krijojnë një situatë terrori. Terrori i tritolit vazhdoi edhe dje ndërkohë që shkruhej ky shkrim.

Comments

Submitted by cep-veshtrim (not verified) on

Sipas mediave Italiane, qe nga tetori eshte rritur ne menyre te rrufeshme trafiku i droges me skaf!

Te perlyer ne Polici ka patur e do kete. Po Le ta zeme per nje moment se ne Policine qe gjeti Min.Tahiri ka patur 10% njerez te ndershem dhe nga keta u mbajten ne  pune vetem 5 apo 30% specialiste. Cfare pretendohet te ndodhe kur me emerimet e reja 5% jane ish te denuar ose te perjashtuar ne forme te prere ne rradhet e Policise?
Une si popull kam pare dhe Lulzim Bashen dhe Saimir Tahirin ne tarracen e kryeministrise sepse vendosin buratine si Drejtore te Pergjithshem edhe pse vete tremben nga cakmaket ne forme pistolete. Le qe nuk po dergohet asnje ish funksionar apo pushtetar prapa hekurave (kusht per ne BE), por edhe asnje prokuror te rendomte askidentesh te  perlyer gjer ne fyt!
Krimi nuk ka lindur me dashje se askush nuk kerkon te deshtoje me dashje, por thjesht nga pa-aftesia! Qe te jeme me i kuptueshem, kam votuar per rotacion pasi e quaj shume te ulet te kem "bindje politike'' ne nje byth vend
1) Vetem dy jave minister, Tahiri deklaron se ka ngjarje te veshtira e te pazgjidhshme!
2) Shume zhurme per afera te ish Drejtorit Burgaj dhe kurre nuk do permendet me!
3) Drejtori i ri nuk ka yndyre ne mustaqe e megjithate  nga totali 3 paçavure te njera thote se kriminaliteti eshte rritur nga liberalizimi i vizave.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.