Itali, sekuestrohen 18 ton hashash. PD: Droga nga policët e Tahirit

Postuar në 01 Mars, 2014 06:32

Rreth 18 ton hashash e transportuar me 2 peshkarexha sekuestrohet nga njësitë aero-detare të Guardia di Finanza 22 milje nga Pantelleria, Itali. Si pasojë janë arrestuar 25 anëtarët e ekuipazhit. Sipas mediave italiane dy peshkarexhat janë identifikuar teksa lundronin në ujërat e Mesdheut perëndimor. Ato u mbajtën nën vëzhgim gjatë gjithë kohës derisa kanë arritur pranë brigjeve tokësore dhe janë ndaluar nga Guardia di Finanza. Droga ishte e paketuar në 700 thasë.

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë për këtë lajm të mbërritur nga përtej detit. Arben Ristani në reagim e tij nga PD është shprehur se qeveria duhet të ndajë politikën nga Policia e shtetit. Sipas tij policia është e udhëhequr jo ligjërisht nga Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. “I gjithë vendi është i pushtuar nga droga, tritoli dhe grabitjet. Gjendja e kriminalitetit është shumë e rëndë. 2 tonët e drogës në Itali vjen nga policët e Tahirit”, ka theksuar Ristani. S.S

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ne rast se Ristani do ta kish lexuar te tere lajmin do kish pare dhe fraen e fundit qe thot se ne tre vitet e fundit Roja e Finances ne itali ka sekuestruar 136 tonelata droge.natyrisht qe me llogjiken e Ristanit keto do i faturoheshin policeve te Flamur Nokes, por fatkeqsisht ne te dy rastet nuk behet fjale te ardhur nga shqiperia por nga Afrika veriore.Panteleria eshte shum larg nga brigjet shqqiptare.

Submitted by cep-veshtrim (not verified) on

Shpresoj te mos jesh mbrojtes dritshkurter i genjyer! Po dukesh qe qenke Drejtor ne hall....  Viti ka 365 dite here 3 qe thua ti sa i bie? Nuk dua te jem drishkurter si puna jote dhe do ti ze 5 ton"elata"  ne muaj (packa se 2 ishin ne nje dite)
Mos djersij aspak, por te krahasosh Saimir Tahirin (Qeveria Rama1) me Flamur Noken (Qeveria "Berisha vari lesht")...
Dhe Europa nuk na do jse jemi myslimane dil e thuaj pas Qershorit, se llafosemi prape me Mul Noken

Submitted by Mah (not verified) on

Keto dy peshkarexhat nuk vinin nga Shqiperia. Kur thuhet hashish, behet fjale per droge te ardhur nga vendet afrikanoveriore. Egjypt, Marok, Tunizi, Libi, Algjeri etj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.