Reklama me bebe e kompanisë telefonike shkakton reagime, autoritetet u kërkojnë TV-ve shqiptare të ndalojnë transmetimin

Reklama e një kompanie të njohur telefonike, e transmetuar vazhdimisht në televizionet shqiptare prej 1 jave, ka sjellë reagimin e autoriteteve shtetërore që urdhërojnë ndërprerjen e transmetimit të saj. Shkak është bërë fakti se, në reklamën që shoqërohet me titrat: “Për të mos humbur asnjë buzëqeshje”, shfaqet një bebe që përdor “smartphone”, e madje, që është aq i varur, sa ka ndikim direkt tek humori i tij. D.m.th në video, sa herë që bllokohet shërbimi i internetit, fëmija qan dhe sa herë që linja funksionon normalisht, ai qesh. Nisja e transmetimit të kësaj reklame në televizionet shqiptare shkaktoi reagime në rrjetet sociale, ku u ndërmor edhe një peticion përmes të cilit kërkohej ndërprerja e saj.
Nismëtarët e peticionin argumentonin se reklama në fjalë inkurajon fëmijët të përdorin teknologjinë në një kohë që këta të fundit, sipas specialistëve, për të paktën 3 apo 4 vitet e para duhet të inkurajohen të kenë vetëm kontakte fizike me prindërit dhe mjedisin. Pas këtij peticioni dhe thirrjeve nga rrjetet sociale, Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka kërkuar operatorëve audiovizivë, ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të reklamës së kompanisë së telefonisë celulare.
“Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka vizionuar transmetimin e reklamës të kompanisë së telefonisë celulare “Vodafone”, e cila shoqërohet me titrat: “Për të mos humbur asnjë buzëqeshje... Vodafon 3G.” AMA konstaton se reklama e kompanisë së telefonisë celulare “Vodafone”, ndikon drejtpërdrejt tek të miturit duke i nxitur ata që të kërkojnë të blejnë aparatin celular të kompanisë “Vodafone” me internetin 3G, që ofron kjo kompani. Një gjë e tillë bie në kundërshtim me nenin 42 pika 7 të ligjit dhe me pikën 8.4 të Kodit të Transmetimit.
Më konkretisht, ligji nr.97/2013 “ Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, neni 42 pika 7 “Komunikimet me natyrë tregtare”, përcakton se ato:”...nuk duhet të nxisin apo të shtyjnë të miturit të blejnë apo të marrin prodhime ose shërbime, duke i nxitur drejtpërsëdrejti për të kërkuar nga prindërit ose të tjerë persona të afërm t’u marrin mallrat apo shërbimet e reklamuara, ose të shfrytëzojnë pozitën e fëmijëve në raport me prindërit, mësuesit ose persona të tjerë të afërm të tyre.” Sa më sipër, AMA, kërkon ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të reklamës së kompanisë së telefonisë celulare “Vodafone” me internet 3G ndersa thekson se në rast të kundërt do të vendosen sanksionet e parashikuara në ligj” thuhet në njoftimin e AMA-s.
k.k
Comments
Cfar budallalliqesh o zot. O

Cfar budallalliqesh o zot.

O shoke fshatare, reklama nuk eshte bere per te shtyre femijet per te perdorur celulare. Reklama, i drejtohet te rriturve! Thjesht perdor femije per te derguar mesazhin tek te rriturit. Femijet ndodhen ne reklame per arsye psikologjike, jo si "target market".

o zoti fshatar, nje pyetje

o zoti fshatar, nje pyetje kisha une, nese me lejon, zotrote: ai femija, ka qare me vullnetin e vet ne reklame, apo e kane ndersyer me hosten qe te qaje? po produkti, zotrote, eshte per femije, apo eshte per te rritur?

dhe nje tjeter, sa e ke rrogen atje te amc-ja?

Po ska nevoje njeri ta

Po ska nevoje njeri ta detyroje beben te qaj. FIlmoje per nje ore pa nderprerje dhe do e shohesh te qaje, qesh dhe t'dhije. hahaha

Meqe ra fjala, s'punoj tek AMC jo. Ka shume gjera per te cilat media mund (dhe duhet) ti kritikoje kompanite celulare, por reklamat s'jan nje nga kto.

Shume mire, tani qe e

Shume mire, tani qe e zgjidhem edhe problemin e fundit dhe me te rendesishem qe na mbante ne kapitalizem, Perpara, Perpara drejt Socializmit, Internacionale do te jete Bota e Re.......

Add new comment