PD i bashkohet protestës së drejtuesve të furgonëve

Drejtuesit e furgonëve 8+1 kanë vijuar sot protestën e dyre duke bllokuar për rreth dy orë Rrugën e Elbasanit. Pas ndërhyrjes së policisë, ata kanë vendosur që të grumbullohen në sheshin “Nënë Tereza”. Gjithashtu shoferët e furgonëve kanë bllokuar për disa minuta rrugën tek Zogu i Zi. Të pranishëm në protestë kanë qenë dhe disa deputetë të PD-së.Kryetari i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja është shprehur se protesta për plotësimin e kërkesës së tyre do të vazhdojë. Ata tashmë do të marshojnë para Kryeministrisë.Policia e Shtetit bllokoi hyrjen në kryeqytet të mjeteve taksi 8+1, që ishin nisur për të protestuar para Kryeministrisë. Sipas policisë leja është dhënë për proteste vetëm të njerëzve dhe se nuk do të lejohet bllokimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me mjetet 8+1.Ndërkohë ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto deklaroi dje se qeveria nuk tërhiqet nga vendimi për të mos lejimin e këtyre mjeteve për transportin e qytetarëve. Një masë e tillë u mor pasi disa aksidenteve fatale që sollën humbjen e jetëve. S.S
Comments
Bravo me këta mostra keni për

Bravo me këta mostra keni për të fituar të drejtën tuaj

Aq shofere furgonash sa jane,

Aq shofere furgonash sa jane, ka banore Lazarati! Keto le ti leje pa buke "ata" jo!!! Ministri nuk e ka patur shancin te hipi ne furgon se pa pune ka qene e nuk ka si tja dije hallin as pasagjereve e as shofereve. Eshte shume perverse te mendosh qe do qaje hallin e 9000 forcave policore qe drejton!
Sa per Opoziten mos kini hall se do kete raste per dite per protesta me njerez adoleshente!
BE-ja do jape driten jeshile kur nje zyrtar te futet ne burg. Nese Rama, Tahiri a kushdo qofte pretendon ta beje ndryshe do te thote qe nuk kane bythe te qeverisin e do te jene shenjester shume e lehte per ate "driten jeshile"
Dy ministra qe hahen me Olldashin ky eshte TURP
Kaq kisha

Add new comment