Zgjedhjet europiane. Shqetësim për hyrjen e mundshme në PE të neonazistëve gjermanë

Postuar në 27 Shkurt, 2014 06:03

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Karlsruhe të Gjermanisë për të hequr praguna elektoral mund t’i hapë rrugë edhe partisë Neonaziste NPD që të hyjë në Parlamentin Europian, zgjedhjet për të cilin zhvillohen në muajin maj. Gjykata fillimisht uli pragun nga 5% në 3%, por edhe ky prag u kundërshtua nga rreth 19 parti të vogla, përfshirë NPD-në dhe Partinë Pirate Gjermane. Lidhur me mundësinë që ky vendim u krijon partive ekstremiste që të depërtojnë në PE, vetë gjykatësit thonë se EPP dhe Socialdemokratët mund të krijojnë një aleancë për të frenuar ndikimin e partive të vogla. Nga ana tjetër Martin Schulz, që është në krye të listës së socialdemokratëve ka shprehur shqetësimin e vet duke theksuar se “ne duhet të mobilizohemi që tani dhe të ndalojmë hyrjen e çdo partite ekstremiste në PE”. Në fakt fryma ekstremiste po rritet në disa vende të BE-së me Hungarinë në krye. Vendimi i marrë nga gjykata gjermane e bën Gjermaninë vendin e 14-të nga 28 që ka BE-ja ku nuk ka një prag kufi për zgjedhjet për në PE.

Më shumë në: http://euobserver.com/eu-elections/123279

s.z  

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Problemi më i madh janë qeveritë që qeverisin dhe jo aq nzistët se po qeverisën mirë në dobi të popullit dhe jo në interes të xhepave të tyre e kush do u kthente sytë nga nszistët</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Dakort plotesisht. Nji fjale e vjeter thote: <strong><em>&quot;Demokracia prishet per shkak te demokracise se tepert&quot;</em></strong> .</p><p>Perderisa qeverite e sotme europiane po i hapin shume rruge partive te majta dhe jo te qendres se majte, keto parti te majta kerkojne mbeshtetje dhe perkrahin ekstraeuropianet, te cilet nga ana e tyne as nuk e dijne se çka asht demokracia. Keto ekstraeuropian kerkojne te drejta ma shume se ato plotesojne detyrime. Kjo ka kete kuptim qe ekstraeuropiant kerkojne nga vendet europiane te drejta te tilla qe ne vendet e tyne ata vete nuk ua respektojne europianve keto te drejta. Pa reciprocitet nuk ka as drejtesi dhe as demokraci. Per kete arsye ngrihen tashti forcat e djathta dhe ekstrem te djathta. Ne bote ka ekuliber: Po u prish nga njeni krah, atehere do te rregullohet nga krahu i kundert. Bilanci ky asht.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.