Grupe paramilitare për çlirimin e Vorio Epirit?!- FOTO

Siti Balkanweb pretendon t’i ketë mbërritur në redaksi një foto e bërë nga qarqet nacionaliste greke, në të cilën pozojnë pesë persona që mbajnë në dujar një parrullë mbi Vorio Epirin. Ja raportimi që bën vetë Balkanweb-i:
“1914-2014, autonomi Vorio Epirit”. Me këtë parullë të shkruar në një mur, në ngjyrat e flamurit grek, një grup prej 5 personash pozojnë me veshje ushtarake dhe të maskuar.
Fotoja ka lidhje me faktin që qarqet nacionaliste greke, këtë vit përkujtuan 100 vjetorin e shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit, toka brenda kufirit shqiptar, për të cilën ata pretendojnë se i përket Greqisë.
Këta djem të veshur paramilitarë dëshmojnë se kërkojnë autonominë e Vorio-Epirit duke pozuar në këtë foto, të cilën e kanë dërguar në redaksinë e BalkanWeb-it.
Dyshohet se fotoja është realizuar në tokën shqiptare, ndoshta në Dhërmi, por ka zëra që pohojnë se ajo është bërë në veri të Greqisë, pa hyrë në token tonë.
Gjithsesi qëllimi është një; këta persona të veshur me uniforma ushtarake kërkojnë njohjen si tokw greke, të disa krahinave në jug të Shqipërisë dhe lënë të kuptohet se do të luftojnë për këtë.
Nuk dimë se sa njerëz bëjnë pjesë në këto grupe, nëse ato ekzistojnë, por në foto kanë dalë 5 persona, një i gjashtë ka realizuar foton, të tjerë mund të jenë ideatorë.
Burime nga Himara pohojnë për BalkanWeb se këta persona nuk janë shqiptarë, por janë anëtarë të partisë ekstremiste të djathtë, Agimi i Artë.
Balkanweb
Comments
FOTOGRAFIA NUK PUQET

FOTOGRAFIA NUK PUQET ABSOLUTISHT ME SHKRIMIN. FOTO NUK TREGON NE GERMAT E SAJ VORIO EPIR POR, EPIR. PRA SHKRIMI ESHTE BERE NGA FOLKORIST, FOTOGRAFIA KERKON SPECIALISTE TA VERTETOJNE MESAZHIN.

Perkthimi i sakte i

Perkthimi i sakte i shkrimit te fotos :

" AUTONOMI 1914-2014 GRUPI EPIRIT "

Ballkan web le te sqaroje kush eshte 'Epiri' dhe kush eshte 'Vorioepiri' dhe me pas te ivestigoje ku eshte bere ajo.

'Ka zera...ka zera...ka zera qe eshte bere ne ...Afrike '

Behen lajme me gjasa, me zera e me thashetheme ?! Pse vdesim per te gervishtur plage qe sapo zene kore ?!

Potpuri...Aut viam inveniam aut faciam !

Ndersa kater ekstremista grek

Ndersa kater ekstremista grek pretondokan nji cope Shqipni (le ta pretendojne se nuk ua jep kush) dhe kjo ban lajm, kur kryeministri turk diktatori Erdogan deklaron publikisht se Kosova asht Turqi, kjo quhet normale.

Popull i degjeneruem. Po te mos ishte i degejenruem duhet ta kishin nxjerr perjashta qyshe ne ate moment.

Ka pase te drejte Konica kur tha:

Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshter e i ndyrë, i dergojin n’Anadoll, me një shkelm prapa!

Add new comment