A është “shaka” kjo që ndodh në këtë video? Policia shqiptare thotë “PO”!

Një video që po qarkullon në internet ka shkaktuar indinjatën e shumë personave që nuk kanë hezituar të bëjnë komente të ndryshme e madje edhe të bëjnë thirrje publike për të hetuar mbi ngjarjen, me qëllim ndëshkimin e autorëve. Bëhet fjalë për një video të realizuar në fshatin Arrëz në Berat, ku një i moshuar varet në litar nga disa të afërm të tij dhe ngrihet lart nga një eskavator. Duke marrë shkas nga reagimet e shumta në media, Policia e Shtetit e ka hetuar ngjarjen dhe ka dalë në përfundimin se gjithçka ishte “një shaka”.
“Personi që është lidhur dhe varur është shtetasi K.Tafa, 62 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Arrëz të rrethit Berat. Nga deklarimet e marra rezulton se ky shtetas është i punësuar prej 20 vjetësh në biznesin e shtetasit N.Tafa, vendi ku edhe ndodhi ngjarja e regjistruar në video. Të gjithë personat e pyetur, përfshirë edhe 62 vjeçarin K.Tafa kanë deklaruar se kjo video është bërë për humor dhe se mes tyre ka lidhje të ngushta fisnore dhe marrëdhënie të mira. Pas diskutimit të rastit në fjalë dhe të dhënave të mbledhura nga Policia me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, rezulton se nuk jemi përpara asnjë vepre penale të kryer nga personat e paraqitur” thuhet në njoftimin e policisë.
Shikoni videon: http://www.youtube.com/watch?v=-mcHlLjXhQQ
k.k
Comments
Kjo video ishte mese

Kjo video ishte mese rrenqethese, ne tejkalim te cdo norme qytetarie a miresjelljeje. Personalisht prisja nje reagim me dinjitoz nga policia e prokuroria, mbase duke arrestuar personat e mesiper dhe duke i proceduar me ndjekje penale per torturim psikologjik, fizik, heqje te lirise dhe mbase dhe tentative per vrasje! Por, ne cudi te te gjitha atyre qe prisja pak me pare lexova qe mbas hetimit policia ka vendosur mos ngreje padi ndaj ketyre dy 'humoristeve' si rrjedhoje ndjeva nje lloj neverie dhe zhgenjimi total nga shteti!! Lind pyetja valle nese une 'bie' ne doren e ketyre dy personave a do bejne dhe me mua te njejten gje??!!

Nëse personi që shihet i

Nëse personi që shihet i lidhur (se "i varur" është term "i luhatshëm") ka qenë me vullnet pjesë e lojës (idiote, sidoqoftë), a qëndron gjithë kjo stuhi llafesh?! Apo u bë analiza psikologjike dhe personi doli i paaftë mendërisht...

Na hapën barkun me këto budallalliqe, a thua s'paska problematika ky vend...

Po vënie në rrezik së jetës

Po vënie në rrezik së jetës së tjetrit a është vepër penale apo jo sipas policisë tonë?

Mistrece berati.. Kalamalleqe

Mistrece berati.. Kalamalleqe me video, ka pasur dhe ka raste edhe me te forta se ky rast vetem se jane pa figure.

Add new comment