Fevziu analizon liderin e ri të PD dhe argumenton se “pse Basha nuk mund të jetë Berishë”

Postuar në 24 Shkurt, 2014 09:16

Lulzim Basha është vënë në qendër të disa analizave që po botohen në shtypin shqiptar, pas protestës së 20 shkurtit. Pas Edmond Tupes, që një ditë më parë vlerësonte lart edukatën e treguar në këtë protestë, është gazetari Blendi Fevziu që merr shkas nga ky zhvillim për të analizuar Bashën si kryetar të Partisë Demokratike. Në analizën e tij, Fevziu thotë se Basha nga protesta e 20 shkurtit ka prodhuar dy ndjesi të kundërta. ” Një pjesë u entuziasmuan dhe besojnë se kjo ishte dita që Basha u bë lideri i vërtetë i PD , por një lider me strategji ndryshe; të tjerët u trishtuan se Basha nuk u bë lideri që prisnin, nuk shpërtheu në denoncime ; nuk përmendi emra por foli për ligje dhe demokraci” shkruan Fevziu duke dhënë edhe përshtypjen e tij se të dyja grupimet, pak nga pak, janë gabuar. Sipas tij, problemi qëndron në faktin se të gjithë kanë në kokë modelin e një lideri opozite, Sali Berishën. Ndaj në këtë pikë, në analizë theksohet fakti “se Basha nuk mund të jetë Berishë”. “Basha nuk mund të jetë një Berishë, sepse në këto kohë, 23 vjet pas pluralizmit dhe në momentet që kemi dy ndryshime pushteti rresht paqësore, ai do të ngjante komik sikur të përdorte stilin dhe gjuhën e Berishës më shtator 1997. Basha nuk mund të jetë Berishë. Nuk e lejon koha dhe brezi të cilit i takon. Ai duhet të jetë lider për 68% të shqiptarëve, që sot janë nën 40 vjeç” shkruan Fevziu duke theksuar se Basha nuk bëhet dot Berishë e as po tenton të jetë ndryshe nga ai.  Sipas tij, Basha thjeshtë po jeton kohën e tij. E në fund të analizës së tij, Fevziu thotë se Basha duhet të krahasohet si kryetar me aksionin dhe produktin e tij e jo me Berishën e para 15 viteve.

 

Për më tepër http://www.panorama.com.al/2014/02/24/me-ke-duhet-krahasuar-lulzim-basha/

k.k

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

<p>Ku jane me nder demokratet e PD te katandisur ne nje parti te familjes?Vertet ata jane te bindur se nje figure si Lulushja do te perfaqsoje kauzen e dhjetorit 1991,ky spiun ,hajdut dhe vrases qe flet cdo dite ne emer &quot;te popullit&quot; dhe te votuesve eshte perfaqsuesi me i denje i radhes se demokrateve?Kjo Parti po merr fund po vdes dhe kjo eshte fatkeqesi per politiken shqiptare.Nje opozite pa vizion ,pa fryme konstruktive opozitarizmi,pa ideal dhe e komanduar akoma nga nje i rrjedhur nuk eshte me opozite.Ata jane nje grup deputetesh qe marrin akoma rrogat,nje grup te korruptuarish dhe vjedhesish qe e kane kuptuar se qendrimi bashke dhe deamagogjia ne cdo gje mund ti shpetoje nga drejtesia qe vonon por nuk harron.U duhet tu themi te rroni vete dhe per te mira mbas sodit mbasi te pijme kafene e vdekjes.</p>

Submitted by RP (not verified) on

Gjasme po ruan profil te ulet,por eshte i hidhur.Shpresoj qe te shumtit te ruajne ne memorje se ky person akuzohet per shperdorimin e 1/5 se fondit te Rruges se Kombit,si bashkpergjegjes i masakres se 21 janarit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.