Deputeti i Kosovës: Në rekrutimin e të rinjve tanë për luftën siriane, ka gisht shërbimi sekret serb

Gazeta Dita ka botuar një shkrim të deputetit të parlamentit të Kosovës Ramiz Lladrovci, i cili trajton çështjen e luftëtarëve islamikë të Sirisë nga Kosova e Bosnja. Duke nënvizuar ashpërsimin e masave ligjore ndaj kësaj dukurie, autori gjithsesi pohon se “asgjë nuk ka ndryshuar; lëvizja islame, me tipare të forta tashmë vehabiste selafiste në Kosovë, sa vjen e bëhet më e pranishme, tonet e liderëve të saj, të njohur e të panjohur, po bëhen më të ashpra, prania e tyre në jetën e njerëzve është më e zëshme, dhe ndërkohë, ata po marrin primarin në disa nga eventet e jetës sonë”. Lladrovci bie dakord se shtysa për rekrutimin e këtyre të rinjve është shpërblimi monetar; por ai nxjerr dhe një element tjetër shumë domethënës, dhe këtu artikulli bëhet shumë interesant: “edhe në Bosnje, edhe në Kosovë, ka një passkenë që pak njihet: shërbimi i fshehtë serb. Të gjitha shënimet e shërbimeve të ndryshme të inteligjencës, të cilat kanë studjuar rritjen e lëvizjes vehabiste në Bosnje janë në një emërues të përbashkët: ndikimin e shërbimit të fshehtë serb në këtë proçes. Por, në Kosovë, kjo është edhe më e dukshme se në Bosnje, dhe ka një zanafillë që në ditët e para të pas luftës, përmes rekrutimeve të mëhershme. Shërbimi i fshehtë serb në Kosovë, përmes disa nga liderët e njohur, si Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenoviç, Simon Tomanov, që ishte njëkohsisht edhe zevendësi i shefit të KOS-it, shërbimit të fshehtë ushtarak, Aleksandër Vasiljeviç, ndërtuan në Kosovë një rrjet bashkëpunëtorësh në mjedisin islam, shqiptar ose jo shqiptar, të cilët, të lidhur edhe me strukturat ushtarake të kohës, u bënë më pas edhe pjesë të politikës në Kosovë. Por edhe vendi ku, një pjesë e politikës së Kosovës, gjeti strehën e saj”.
Lexoni më shumë në linkun: http://gazetadita.al/sherbimi-sekret-serb-i-perfshire-ne-nje-projekt-per-goditjen-e-tolerances-nderfetare-shqiptare/
a.k
Comments
Po mirë mo Alqi, po ndonjë

Po mirë mo Alqi, po ndonjë fakt ka sjellë ky farë Ramiz Lladrovci? Apo është mjaftuar duke iu referuar orakullit të Delfit? Jo për gjë, po mua orakulli po më thoshte për këtë Lladrovcin që është një palo Enveristi nga ata që vazhdojnë të këndojnë "Plot pesë shekuj nana priti".

Marrezia eshte nje forme e te

Marrezia eshte nje forme e te meduarit "marrezisht", ashtu sic supozon deputeti se serbet na qenkan fajtore per cfaqjet e extremizmit musilman. Le te pranojme disa te verteta te thjeshta. extremizmi musilman eshte nje trend qe po zhvillohet prej dy dekadash ne popullsite musilmane ne ballkan ku shqiptaret kane hisene e tyre. Prandaj, para se te kerkohet diku jashte ajo qe i shtyn shqiptaret te shkojne ne Siri, le te shihen si funksionojne keto qendra rekrutimi dhe do ta kuptoje se c'reziqe fshihen pas tyre

Edhe ne paste qene sherbimi

Edhe ne paste qene sherbimi serb, ato qe shkuen ishin shqiptar musliman sunnit kundra muslimanve shiit sirian. Edhe kur e bajne vete, ia njesin serbve. Serbet kan hisen e tyne, por ama shqiptart musliman s'jane pa gja-è. Gjithmone justifikime, por Europa e as Ballkani nuk i han keto gjepura.

Personalisht mendoj qe nje

Personalisht mendoj qe nje fenomen i tille, nuk ka aspak lidhje me Serbine, por ekskluzivisht me Shqiperine dhe Kosoven. Gjithmone e kam theksuar qe Kosova eshte burim i nje islamizmi ekstremist qe ka lulezuar pas vitit 1999. Ne Kosove shume organizata islamike kane investuar duke perhapur nje propagande te rrezikeshme. Kjo vihet re ne adhurimin qe nje pjese e popullsise se Kosoves i ben islamit ekstrem, dhe mbjelljes se urrejtjes ne anen tjeter te kufirit me pretekstin e ngjyrave kombetare.

Gjthmone kame qene i mendimit qe shqiptaret dhe kosovaret jane dy popuj qe nuk kane asgje te perbashket. Dhe po keshtu nuk e dua kurre nje bashkim sic pretendojne nacionalistet e semure, nje bashkim qe do sillte edhe shkaterrimin e ekuilibrave fetare, sociale te Shqiperise.

Ne kete rekrutim nuk ka

Ne kete rekrutim nuk ka ''gisht'' Serbia por vete SHIK dhe CIA sepse hoxhallaret tane ne Shqiperi dhe Kosove kane mbajtur hapur fjalim neper xhamija per nxitje te jihadisteve qe tiu bashkohen terroristeve ne Siri. A eshte futur ndonje hoxhe ne burg? Asnje! Keta nuk do te kishin folur kaq hapur sikur te mos kishin mbrojtjen e tyre. Youtube ishte i mbushur plot me fjalime te nje hoxhe nga Tirana qe sherben tek rruga e Kavajes, por kete jave i njejti hoxhe foli kundra ''rekrutimeve'' dhe i hoqi videot. Turp.

Po të jeshë një nga ata që

Po të jeshë një nga ata që predikojnë këtë fe natyrisht të tjerët e kanë fajin

Add new comment