Simpatia e Papës arrin deri tek fëmijët. Një “Papë i vogël” në rrugët e Vatikanit!

Postuar në 23 Shkurt, 2014 15:28

Papa Francesco, që erdhi në detyrë pas dorëheqjes së papritur të Benediktit,  është padyshim një prej Papëve më karizmatikë që ka njohur Kisha Katolike. I buzëqeshur gjithnjë, i thjeshtë dhe përdorues aktiv i rrjeteve sociale; cilësi që e kanë kthyer atë në një personazh të dashur tek besimtarët e rritur. Por mesa duket, ai tashmë ka shkuar përtej, duke u kthyer në një personazh të dashur edhe për fëmijët. Këta të fundit, përgjithësisht imitojnë “superheronjtë” e televizionit dhe jo personazhe reale.

Por në rastin e Papës aktual, duket se ka një “përjashtim”, pasi për një fëmijë ai është personazhi i duhur për t’u imituar.  Një foto e një fëmijë të vogël, që ecën në rrugët e Vatikanit i veshur me të bardha si Papa, po bën xhiron e rrjetit duke marrë pëlqime,  komente e madje duke shkaktuar edhe ironi. Ky imazh i ka bërë përshtypje edhe vetë Papës që e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook duke e cilësuar fëmijën si “Papa i vogël”.

k.k

Comments

Submitted by XY (not verified) on

K.K., ky rast deshmon simpanine per Papen dhe jo simpatine e Papes.

Nuk po merret vesh, e keni nga ngarkesa e madhe ne pune apo keshtu e dini shqipen.

Tung

Submitted by k.k (not verified) on

XY..faleminderit per komentin....mendoj se ne shkrim eshte shpjeguar edhe titulli qe mbase per ju  ka paqartesi...dmth.."simpatia qe rrezaton Papa arrin deri tek femijet"...por gjithsesi, mund te kete  dy kuptime dhe verejtja juaj qendron...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.