Polici i kapur me një ton drogë, PD akuzon linjën e trafikut që shkon deri tek Tahiri. Mirë, po pse u arrestua?

Arrestimi i djeshëm në Gjirokastër i një punonjësi policie, Ardian Serezi, me 1 ton drogë, ka nxjerrë në konferencë për shtyp ish ministrin e Brendshëm, deputetin e PD-së Flamur Noka, që deklaroi se i arrestuari është i afërt me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. “I ndaluari i djeshëm, banor i Kombinatit njihet për raportet e ngushta që ka me Tahirin, veçanërisht në fushatën e fundit elektorale, ku shërbente edhe si shoqërues i Ministrit të Brendshëm”, theksoi Noka, duke shtuar se droga e sekuestruar tregon qartë që linjat e trafikut të drogës të lidhura direkt me ministrin janë vendosur, dhe se ky mekanizëm, vërteton edhe një herë shqetësimin e autoriteteve italiane dhe greke për sasinë e marramendëse të drogës që po mbërrin nga Shqipëria në shtetet fqinje. Më pas, ministria e Brendshme doli me një deklaratë ku theksoi vendosmërinë për të mos bërë asnjë kompromis në kurriz të ligjit dhe shtetit ligjor. “Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të sigurojë opinionin publik se askush dhe asgjë nuk do mund t’a ndryshojnë vullnetin e plotë të Qeverisë Shqiptare për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”.
Noka, për të ilustruar qëndrimin e tij, kishte një foto të Tahirit nga fushata, dhe diku në një cep të të pranishmëve shënohej me shigjetë i arrestuari. Por megjithë ilustrimin e Nokës, logjika e thjeshtë ta kërkon ngritjen e një dyshimi: Nëse polici në fjalë do ishte kushëri a mik, a fushatist i besuar dhe pjesë e rrjetit të drogës së ministrit, si ndodhi që u arrestua, pikërisht me një ton hashash? Mos ca segmente policore në Gjirokastër janë jashtë kontrollit të mazhorancës; mos e arrestoi vetë Tahiri për të na hedhur hi syve? Mbase Noka e sqaron këtë në një dalje të dytë.
a.k
Comments
Noka eshte hajvan,c'merreni

Noka eshte hajvan,c'merreni me lolon!

Dhe jemi nje komb qe policin

Dhe jemi nje komb qe policin e qarkullimit e duam me master! Po ti gazetar i kopshtit 31 pse nuk ngre pyetjen "si u pranua ne polici dhe kush ka firmosur per marrjen ne pune"
Me keto "llogjika" qe ke ti do edhe Polici ....

Ma more pyetjen nga goja. Si

Ma more pyetjen nga goja. Si ka mundësi që në rastin e Ramës dhe Tahirit këta gazetarët e Respublica-s e kanë stakuar sensin kritik, të paktën që kur Mutçi u bëri thirrje të gjitha qelbësirave të bashkoheshin.

Interesante në rastin konkret do kishte qenë që Alqi Koçiko t'i ishte përgjigjur pyetjes: Me ç'konkurs dhe në bazë të ç'kritereve u punësua ky drogmeni? Kush e vuri firmën tek emërimi i tij? Shumë interesante do kishte qenë edhe publikimi i shkresës së emërimit të tij me firmën e ministrit.

... mbase se nuk e kane ditur

... mbase se nuk e kane ditur ne ate moment ata policat e patrulles se ke po arrestonin???

Eshte marre ne pune qorrazi!

Eshte marre ne pune qorrazi! Kaq po thote Mul Noka. Te permendim cka bere Muli eshte idiotllik ose keqdashje ndaj Shqiperise! Gazetaret jane pushteti i katert e nuk duhet ti bejne qefin qeverise edhe kur kjo eshte ne rruge te drejte!
Pashe deklaraten e Ministrise! Te jete shkeputur nga ndonje gosti me pijanece ai qe e ka shkruar ??? Dite e Diele, ka shume mundesi te kete qene me familjen e te mos spekullojme po qe ishte pijshem kjo dukej qartazi

Meqe autori i artikulli ben

Meqe autori i artikulli ben nje pyetje te tille atehere nje pergjigje mund te jete: "Ndoshta nuk kane rene dakord per perqindjet". Apo me te veretete i arrestuari te kete qene kaq budalla sa te shkonte si cjapi te kasapi. Nese eshte e vertete kjo hipoteza e fundit, i bie qe rilindesit te mos jene shume te zotet ne zgjedhjen e njerezve.

Duke e pare se Tahiri e ka kaq per zemer respektimin e ligjit, a ka ndermarre ndonje operacion kontrolli mbi trafikun e ilaçeve te skaduara qe qarkullojne ne treg? E dime te gjithe qe ky problem eshte shume me shqetesues se lojerat e fatit me te cilat u moren me aq buje qe me ardhjen ne pushtet.

Add new comment