Mapo raporton për protestën dhe … promovon Bashën e lë pas dore Berishën

Ka një përpjekje të qartë të një pjese të opozitës për të promovuar leadership-in e Lulzim Bashës, dhe te kjo pjesë bën pjesë dhe e përditshmja Mapo. Është vënë që Mapo i jep më shumë hapësirë Bashës se sa Berishës, ndonëse ky i fundit nuk lë mjet pa përdorur për të qenë në skenë. Mirëpo janë gazetat e opozitës që e mbajnë vazhdimisht në faqet e para të tyre. Mapo, e deri diku Panorama, kanë demonstruar merak të bëjnë afirmimin e Bashës.
Fjala vjen, gazeta Mapo ka raportuar në detaje zhvillimin e protestës së djeshme. Në dy faqe të sajat, ku flitet për këtë ngjarje, ka një numër të madh fotosh, por fotoja e Berishës është në fund të njërës faqe, është e vogël, dhe shoqëron një mesazh rutinor e kotmëkot të tij: Përpara për greva e demonstrata! Fotot e tjera, tok me shkrimin e gjatë, e tok me komentin e Alfred Lelës, synojnë të nxjerrin në evidencë opozitën në stil të ri të Bashës. Për ta nënvizuar suksesin e liderit të ri, qysh në faqe të parë kanë folur, duke lozur me teprimin, për “dhjetra mijra protestues”.
Re.Pu.
Comments
Hapu dhe të futem brënda
<p>Hapu dhe të futem brënda</p>
Add new comment