Basha kërcënon me protestën e djeshme: Rama-Meta t’i bëjë llogaritë me sheshin

Postuar në 21 Shkurt, 2014 07:58

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë të posaçme për shtyp për të folur mbi protestën e djeshme të PD-së.Duke cilësuar “marshim  madhështor”, Basha theksoi se, “Shqipëria në protestë” ngriti dje në  Tiranë një barrikadë  vendimtare  kundër mashtrimit.Kreu i PD-së e paraqiti si “kërcënim” protestën e djeshme duke thënë se, “nga dita e djeshme kjo qeveri duhet t’i bëjë llogaritë me sheshin, me marshimin, me protestën popullore”.““Shqipëria në protestë” tha dje fjalën e parë dhe tani varet prej tyre a do të duan dhe a do të mund të dëgjojnë. Varet prej tyre a do të mund të kuptojnë pse u ngrit dhe pse po ngrihet në këmbë Shqipëria. Varet prej tyre a do të duan dhe a do të mund të reflektojnë”, u shpreh Basha. S.S

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>E po kjo është kuje kërcënon ai që e mëkëmbin kur dëgjojë këtë më kujtohet dialogu tek filmi Iteti në bronx kur i thotë Lefter Lefteri Sali Protopapës hipë aty lartë dhe thuajë ato që do të themë mjeri ky që po kthehet në qesharak</p>

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Lulo mendohu mire se ke llogarite hapur me 4 familjet e 21 Janarit. Mos u genje nga pompoziteti i Sales me antiplumb qe kujton se eshte i paprekshem.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.