Edhe Rama, ashtu si Berisha flet për "portën më të bukur të Mesdheut"

Postuar në 21 Shkurt, 2014 06:05

Edhe pse, Edi Rama vazhdimisht i ka mëshuar idesë se ai është tërësisht i ndryshëm nga Sali Berisha, Rama si kryeministri gjithnjë e më shumë po “kopjon” paraardhësin e tij. Pas ofertës “1 euro”, tashmë ai ashtu si Berisha flet për portën më të bukur të Mesdheut në Vlorë. Këtë deklaratë e ka bërë në takimin në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, ku po zhvillohet finalja e konkursit për vijën bregdetare të këtij qyteti. “Ky projekt shënon hapin e madh drejt Vlorës së shekullit të ri. “Vlora është një qytet shumë i bukur dhe ne do ta bëjmë atë botërisht të njohur si një nga portat më të bukura të Mesdheut. Ky projekt na lejon t’i japim jetë vijës bregdetare të qytetit të Vlorës, do të jetë një shembull për t’u ndjekur edhe në qytete të tjera”, tha Rama.  S.S

Comments

Submitted by lavdosh (not verified) on

Mustafa,

Si duket duhet te keni problem me njohjen e shqipes: titulli thote 'porta me e bukur' kurse Rama tha ne Vlore sot  'si një nga portat më të bukura të Mesdheut'. Nuk jane e njejta gje dhe krahasimi i Rames me Berishen jane si ky krahasimi ketu

Kurse per ata qe njohin Mesdheun, Vlora eshte me te vertete nje nga vendet me te bukura te Mesdheut. E shkaterruam ne 23 vitet e fundit, por ka akoma shance per te korrigjuar disa gabime te se kaluares.

Po te ndiqej plani i vitit 1985 dhe mos te kishte ate ndertim me ose pa leje ne kohen e Gjikes do ishte me mire

Submitted by Leonardo (not verified) on

Dhe ku është e keqja në fakt Vlora a nuk është në një vënd të përkryer

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.