Profil/Ja kush është kreu i ri i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive

Postuar në 20 Shkurt, 2014 13:16

Shkëlqim Ganaj, kryetari i ri i Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, është një jurist 43 vjeçar me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në administratën e shtetit, kryesisht në sistemin e drejtësisë. I lindur më 10 maj të vitit 1970, kreu i ri i ILDKP-së nuk është një i “huaj” për këtë institucion pasi ka punuar prej vitit 2004.

CV-ja profesionale e Shkëlqim Ganajt është mjaft e pasur, ai e ka nisur karrierën si gjyqtar i Gjtkatës së Elbasanit sapo ka përfunduar studimet në Fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Është diplomuar në vitin 1992 dhe në 1993 emërohet gjyqtar në Elbasan.

Pas një përvojë të shkurtër në gjykatë, emërohet po në vitin 1993 në Prokurorinë e Elbasanit në pozicionin e hetuesit. Dy vjet më pas, emërohet prokuror në organin e akuzës së rrethit të Elbasanit, ku punon deri në vitin 1995. Në këtë vit, Shkëlqim Ganaj transferohet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në detyrën e Prokurorit, post që e mban deri në vitin 2003.

Në korrik të vitit 2003, Z.Ganaj emërohet përgjegjës sektori i në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës, ku punon për mbi një vit. Në maj të viti 2004 emërohet në institucionin e sapo krijuar, Inspektoratin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive(ILDKP), post që e ka mbajtur deri më sot.

Një vit më parë, më 2013, Presidenti i Republikës, propozon Shkëlqim Ganajn dhe Zana Xhukën si kandidatura për kreun e ILDKP-së që do të duhej të votoheshin nga Kuvendi. Por, në seancën e 21 janarit 2013 maxhoranca e atëhershme, e përfaqësuar nga Partia Demokratike, hodhi për votim vetëm kandidaturën e znj. Xhuka, duke e zgjedhur atë në krye të këtij institucioni.

Ditën e sotme Kuvendi inicioi nismën për shkarkimin nga detyra të znj. Xhuka, ku ndër të tjera  argumentoi se zgjedhja e saj nga parlamenti ishte bërë në mënyrë të paligjshme. Parlamenti miratoi sot shkarkimin e Zana Xhukës, ndërkohë me 75 vota pro vendosi emërimin e Shkëlqim Ganajt në postin e kreut të ILDKP-së.

Y.Pata/ATSH

Comments

Submitted by God (not verified) on

<p>Z. Shkelqim Ganaj - personin e sapo emeruar ne krye te ILDKP - e kam njohur personalisht sepse kemi studiuar se bashku ne Fakultetin e Drejtesise. &nbsp;Mendimi im personal eshte se ai eshte nje person me kulture dhe nivel profesional medioker. &nbsp;Gjithesesi, i uroj suksese ne detyren e re! &nbsp;Pershendetje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.