20 shkurt 1991. Ramiz Alia: “Të mbrohet! Të qëllohet...Monumenti u rrëzua”

Sot opozita ka paralajmëruar protestën e vet me rastin e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës. Partia Demokratike pretendon se drejtuesit e saj kanë firmën e tyre në këtë ngjarje të 20 shkurtit 1991, e cila ndau simbolikisht Shqipërinë nga diktatura e Enver Hoxhës. Në këtë kuadër, po sot, gazeta “Panorama” zbardh një pjesë nga kujtimet e Qemal Lames, ish-kryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme në fundin e komunizmit. Dhe zbardh pikërisht debatin e zhvilluar në Plenumin e Komitetit Qendror për këtë situatë të vështirë në atë kohë. Siç mund të lexohet, Ramiz Alia ka urdhëruar të qëllohet për mbrojtjen e monumentit dhe krahas tij, me të njëjtin mendim janë shprehur edhe Haxhi Lleshi dhe Zylyftar Ramizi, dy persona për të cilët Lame shprehet se flisnin për herë të parë në Plenum, “pasi zakonisht ishin të heshtur”. Madje Haxhi Lleshi akuzonte Manush Myftiun dhe Rita Markon se sjellja e tyre për të mos qëlluar lidhej me faktin se “ata kishin fëmijët me Partinë Demokratike”. Ja një sekuencë e mbledhjes e cila ka brenda edhe një lloj humori të zi:
“Kundër popullit nuk mund të qëllohet”,- tha Muntaz Dhrami. “Këtë nuk mund të bëjmë”.
Ndërkohë nga dera përballë hyn Nexhmedin Dumani, ndihmësi i Ramiz Alisë dhe i vuri një letër mbi tavolinë.
“...Presin përgjigje në Ministrinë e Brendshme se si të veprojnë. Të mbrohet”, -tha Ramizi.
Pas pak Nexhmedini erdhi përsëri dhe vuri mbi tavolinë një shënim tjetër.
-Përsëri kërkojnë mendim për përdorimin e armëve. Nuk e përballojnë dot presionin.
Ramizi u mendua për disa çaste dhe tha: “Të qëllohet”.
-Ju lumtë”,- pasuan menjëherë me zë të përbashkët, si në kor të orkestruar, Haxhi Lleshi, Spiro Koleka, Haki Toska. “Nuk kemi çfarë të presim më”.
Disa momente më pas erdhi përsëri Nexhmedini dhe la mbi tavolinë një letër tjetër. Ishte ora 14:05.
“Monumenti u rrëzua”,-tha Ramizi.
s.z
Comments
Genjeshtra ish-komunistesh

Genjeshtra ish-komunistesh tani qe ka vdekur Ramiz Alia.

Rrezimi dhe gjithcka erdhi me pas ishte thjesht nje teater me skenar te parapergatitur. Vetem turmat manipuloheshin, ata qe ishin ne krye te turmes dinin gjithcka

Qemal Lame po pastron

Qemal Lame po pastron biografine....

Sipas ketyre shenimeve, del

Sipas ketyre shenimeve,

del se Edi Rama, kur ishte i Djathte Ekstrem (bashke me A Klosin e Trebeshinen)

i duhej te kerkonte Varjen edhe te Dajo Spiro Kolekes, jo vetem te Babes Kristaq qe ka nenshkruar varjen

e Havzi Neles, poetit te Kukesit.

Kurse Berishes i duhet te bej autokritike ne Org Baze te Bllokut qe ka menduar pozitivisht per Ram Aline!

Ose Pluralizmi eshte fund e krye farse, dhe demokratet e komunistet e thjeshte jane thjesht viktima!

Ha...ha....ha.... sa

Ha...ha....ha.... sa alternativa paske dhe ti me ? A te shikon gje syri ne kete pellg qe quhet Shqiperi ? Dhee a e di pse nuk te shikon ? Sepse llumi i Shqiperise eshte ngritur siper ! Ha...ha...ha.... Ku ka demokrate ? Ku ka komuniste ? Ku ka socialiste ? Te gjithe jane proletare ! Ka vetem nje grusht hajdutesh ! Ca vegla hajdutesh (administratore bisnesesh dhe analiste mediash) ! Dheee gjithe njerezit te vjedhur , te shfrytezuar , te grabitur dhe te perdhunuar ! Ne fund te fundit nje Shqiperi te rrenuar , qe mire nuk i mban keta qe ka sot siper , por premton nje Ferr te vertete per ata qe vijne neser ! Ha...ha....ha.... si ishte pyetja ...... Demokrate ? Socialiste ? Ha....ha....ha...

Add new comment