Ardian Vehbiu polemizon me Markun e Elezin lidhur me gegnishten

Ardian Vehbiu ka veçuar nga një shkrim i Rudolf Markut, për të cilin ne kemi ‘raportuar’ në faqen tonë, një copëz ku autori shfaqet i befasuar prej një ndërhyrje të deputetit Blushi në komisionin parlamentar për politikën e jashtme. Ndërhyrja e Blushit ishte një nënvizim mbi marrëdhënien jo fort miqësore të Ndrecës, kandidat për kreun e Ambasadës në Vatikan, me shqipen standarde. Copëza e Markut e veçuar nga Vehbiu është:
“Ndjehesh i trishtuar tek mendon se profesor Ardian Ndreca, me komandën e latinishtes, greqishtes së vjetër, gjermanishtes, italishtes, frëngjishtes, anglishtes, duhet të diskutohet nëse është i denjë që të jetë ambasador i vendit të vet në Vatikan, ngase di dhe gegnisht…Gjë që do të thotë se dhe Luigj Gurakuqi, padër Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Migjeni, at Zef Pllumi do të ishin të përjashtuar nga nderi për të qenë ambasadorë të vendit tonë për shkakun e mëkatit të gegnishtes.”
Dhe Vehbiu thotë të vetën më pas: “Argumenti është manipulativ dhe, në thelb, i padenjë për penën e Markut. Ndrecës nuk ia kanë përfolur faktin që di gegnisht, as që e shkruan atë në publik; por faktin që ndoshta nuk di, ose nuk dëshiron të dijë, se kur duhet përdorur gegnishtja dhe kur shqipja standard.” Dhe këtu Vehbiu e mbyll me Markun. Për t’u hedhur tek Mehmet Elezi, i cili në shkrimet e veta bën një martesë voluntariste të standardit me gegnishten. Shembuj që Vehbiu i ka veçuar nga një shkrim i Elezit mbi Vaçe Zelën: “1. Borën e kishin shkaktuar të tjerët. Një këngëtar nuk duhej me këndue më shumë se dy këngë gjatë një shfaqjeje. 2. Një këngëtar nuk duhej me këndue më shumë se dy këngë gjatë një shfaqjeje. Ky ishte rregulli. Për recital as që mund të bëhej fjalë. 3. E kishim dëgjuar shumë herë në radio, sidomos në programin me muzikë të kërkuar Radio-Posta, kishim parë ndonjë fotografi të shpërlarë bardhë e zi nëpër gazetat e kohës. Tashti, ja rasti me e ndjekë drejtpërdrejt në skenë, me e pa e me e dëgjue disa hapa larg teje.”
Vehbiu afërmendsh e qorton këtë “përzierje, ad libitum, të formave fonetike dhe morfologjike të standardit me ato të gegnishtes”.
Shkrimin e plotë të Vehbiut mund ta gjeni në linkun http://peizazhe.com/2014/02/15/gjuhe-diplomatike/
Re.Pu.
Comments
Nje nga rastet e rralla kur

Nje nga rastet e rralla kur jam krejtesisht dakord me Vehbiun.

po ashtu dhe unë,i të njëjtit

po ashtu dhe unë,i të njëjtit mendim me vehbiun!!

po e filloj me të persekutuarin e komunizmit mehmet elezin!

ky njëlloj si kryeparlamentari i parë ish i persekutuar pjetër arbnori që në intervistat e tij në TV kërkonte që ligji të ndërthurrej me kanunin e lekës për gjakmarrjet!e pamë dhe po e shohim se ku kemi shkuar!!të paktën 60 vjet pas!

dhe ky debil fillon e bën lesh e oqe gjuhën shqipe!bastardoj standartin me gegërisht dhe gegërishten me standart!!të nxjerr një gjuhë të shkartisur që vetëm rrokokoja e peskatshit mund ta pranojë si kat të gjashtë!!

rudolf marku bën gafën e të gjithë shqiptarëve,duke vlerësuar ndrecën nga poliglociteti i tij!!ai mund të jetë shumë i zoti në këtë drejtim, por kur nuk është në gjëndje që të frenojë emocionet e tij ndaj gjuhës së shtëpisë dhe gjuhës së shtetit ai nuk është i denjë për një post në administratën shtetrore!shteti nuk ka të njëjtat rregulla si shtëpia!!shteti ka protokolle dhe procedura që duhet të ndjekë!!këto janë të shkruara për të vetmen arsye,që të ketë një standart në punën shtetrore!!këto procedura nuk mund të lihen në dëshirën e personit/zyrtarit të veçantë!përndryshe do të kemi të njëjtën situartë si për 29 nëntorin dhe 28 nëtorin!

për të parën 29 nëntorin,sali berisha,kryeministër,nuk rrespekton asnjë procedurë të shtetit!sepas ai nuk e "njeh"atë feste¨,por në të njëjtën kohë nuk është në gje¨ndje ta heqë nga procedurat e shtetit,bile asqë ka marrë mundimin ta propozojë.për të dytën,pavarsinë e shqipërisë,në 100 vjetorin e saj trilloi 100 mënyra për ta sabotuar atë,në një kohë që ka një procedurë të detajuar të festimit të saj!

adrian ndreca mund të jetë personi më i përshtatshëm për ambasador,nuk ja kam idenë por nuk mund ta kundërshtoj,por nëse ai në gjuhën zyrtare nuk përdor standartin:DUHET TA JAPË VETË DORHEQJEN SI I PAPËRSHTATSHËM PËR ATË POST!!

krahasimi që rudolf marku ka bërë kohën e sotme me kohën e të mëdhenjve gurakuq,fisht,mjedë e të tjerë është një injorancë aq e trashë sa dhe një i arsimuar nuk mund ta bëjë!!ka një arsye të vogël,shumë të vogël por që nxjerr në pah injorancën e intelektualit!!dritëshkurtësinë e tij!!

në kohën e të mëdhenjve shkrimtarë gegë nuk egzistonte standarti!duke bërë një krahasim të tillë tregon një injorancë të pashoqe!!po të ishin gjallë fishta e gurakuqi do ta kishin marrë me shkelma bythëve rudolfin e shkretë!

nuk e dimë se çdo të ndodhë nesër me standartin,do të mbetet i tillë ado të riparohet në mangësitë që ka,por një gjë është e ditur:në gjuhën zyrtare ai do të shkruhet kështu si është,deri në ditën e ndonjë ndryshimi zyrtar!!

këtë e ka vështirë ta kuptojë shqiptari!!shqiptari kupton më kollaj maliqin se ligjin!!bile në shumë raste e quan veten maliq më të lart se çdo ligj!!

Kete here po, Z.Vehbiu, qe i

Kete here po, Z.Vehbiu, qe i ke mundur me argumente. Nese flasim per standart, atehere te pakten te biem dakort per paskajoren, e jo ta shperfytyrojme ne varesi te rrethanave . E vetmja menyre per t'ua mbushur mendjen ketyre eshte venia perballe paradokseve gjuhesore qe rrjedhin prej qendrimeve te tyre, siç ka bere Vehbiu ketu me siper. Nje bravo e forte, si kompensim ndaj kriticizmit (shume prej te cilave Vehbiu i ka konsideruar fyerje) nga shkrimi i tij i fundit ketejpari..

ndreca cilen italishte di?

ndreca cilen italishte di? ate zyrtare apo napoletancen? dhe a ja mban te shkruaje napoletance ne shtypin italian?

keta njerez qe hane buken e shqiptareve dhe bejne davane e serbit nuk duhen marre ne konsiderate. nje njeri qe nuk identifikohet si shqiptar por si gege ,nuk duhet te jete pjese e shtetit shqiptar.

ndreca bashke me lubonjen,nanon,dhe matoshin jane turpi i kombit shqiptar

Add new comment