Sherr për kangjellat e Presidencës

Postuar në 15 Shkurt, 2014 09:28

Kangjellat e Presidencës janë bërë mollë sherri mes përfaqësuesit të Forumit për Trashëgiminë dhe presidentit. Gjatë punimeve në rezidencën e Presidentit, është vendosur që të hiqen kangjellat rrethuese.Artan Lame dhe Artan Shkreli e cilësojnë një veprim të tillë si “skandaloz”. Ata shprehet se po shkatërrohet një trashëgimi kulturore e ruajtur prej gjashtë dekadash.“Është zgjedhur dita e shtunë që të kalonte në heshtje kjo punë. Në qoftë se duhej të hiqej rrethimi duhet t’i drejtohet Këshillit Kombëtar të Kulturës që drejtohet nga zonja Kumbaro. Këtu është ulur injoranca këmbëkryq. Presidenti i Republikës të pengojë shkatërrimin e kangjellave. Rrethimi është pjesë e identitetit të godinës prej 6 dekadash”, shprehet Shkreli.Ndërkohë, shpjegimi i presidentit për heqjen e kangjellave është se ato janë të vjetra. S.S

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>A mund te behet ndonje punim ne kete vend pa fol njehere Shkreli me Lamen????</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.