A mund të ketë transport normal të qytetarëve?

Transporti publik në vendin tonë pas mbi 24 vjet në koas dhe qindra jetë të humbur është bërë çështje kryesore e qeverisë.Ministri i Brendshëm dhe ai i Transportit janë takuar me përfaqësues të grupeve të interesit të transportit ndërqytetas dhe urban.Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë theksuar se, siguria e qytetarëve nuk negociohet. “Askush nuk mund të vërë në diskutim mbrojtjen e jetës së qytetarëve shqiptarë, ndaj ju ftoj ta shohim çështjen pa motiv politik”, tha Tahiri.“Ky problem po politizohet në mënyrën më të keqe të mundshme, dhe kostoja shkon tek qytetarët e thjeshtë dhe jo tek ato që udhëtojnë me benz të fundit", tha Haxhinasto.Ministri i Transportit ka propozuar që transportit ndërqytetas të bëhet me autobus me kohë të caktuar nisjeje dhe mbërritjeje me komoditetin përkatës me cilësinë e duhur dhe garancinë e duhur për sigurinë e automjetit dhe drejtuesit të mjetit. Që nisen nga stacione të mirëfillta, me biletarinë dhe tabelën e orareve të udhëtimit. S.S
Comments
Po të ketë qytetarë normalë,

Po të ketë qytetarë normalë, edhe transport normal mund të ketë, pse jo.

Qeveria ne fund te fundit nuk

Qeveria ne fund te fundit nuk po ben as me shume dhe as me pak se sa po zbaton ligjin qe asnje qeveri paraardhese nuk ka mare mundimin ta beje. Eshte per ta pergezuar dhe mbeshtetur per kete nisme, jeta dhe siguria e qytetarit mbi te gjitha. Ka ardhur koha per te shkuar ne Evrope dhe aty nuk mund te shkohet me furgona apo me kater rrota dhe nje llamarine qe sjellin qumeshtin per te shitur dhe ne kthim mbushen me udhetare.

Qenke qytetar me klas qe

Qenke qytetar me klas qe "udhetaret" nuk po i quan katunare!
Perdor edhe pakez llogjike kur lavderon "qeverine", pasi qumeshti vjen ne mengjes ne qytet dhe i bie qe udhtaret qe udhtojne ne mengjes ne fshat te kene bere ca zarare gjithe naten aty afer shtepise tende! Je i sigurte qe nuk te vjen shurre ne vend te qumshtit? Mund ti shtoj akoma ironise time, por nese punohet mire ne qeveri ti ate qumshtin do ta paguash trefish

Këta fugona duhet të hiqen

Këta fugona duhet të hiqen dhe tu lihet hapësirë autobozëve dhe të gjithë pronarëve të fugonave tu lejohet të marin taksi me liçensë në mos të rinë dhe të ngrohen në diellë siç bëjnë shumica tek ne

Njëherë në një mbledhje ku

Njëherë në një mbledhje ku ishte i pranishëm edhe Mehmet Shehu, u ngrit dikush edhe propozoi që paratë e mbyllura në arkat e kursimit t’i faleshin shtetit.

Pasi e dëgjoi, Mehmeti e pyeti sa para kishte në arkë. “Asnjë lek” thotë ky tipi. “Atëherë mbylle gojën!” i thotë Mehmet Shehu.

Thoshte mirë Wiston Churchill: Socialistët janë si Kristofor Kolombi: nisen pa e ditur se ku do shkojnë; kur mbërrijnë nuk e dinë se ku janë dhe gjithë këtë e paguajnë me paratë e të tjerëve.

Te flasi Ministri Rendit per

Te flasi Ministri Rendit per licencat e ministrise se transporteve??? Bravo Saimir, se ngriti zerin dhe Haxhinasto!!!

Kush ka qene jashte

Kush ka qene jashte shtetit, e di se atje nuk udheton dot pa e patur bileten e udhetimit ne xhep. Vetem ne Shqiperi ne nuk kemi ore te sakte nisje nga qyteti ne qytet, por themi: Po dal mos gjej ndanje furgon dhe shkoj deri ne Vlore, a Shkoder, a Korce. Ne bote thuhet; Ne oren x niset autobuzi, ndaj duhet te jem atje 10 min para. Sepse bileten e ke prere disa dite perpara.

Add new comment