Barroso apel liderëve evropianë: “Mos i ktheni krahët Europës”

Postuar në 13 Shkurt, 2014 08:03

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso ka bërë nëj apel të fortë ndaj liderëve europianë, ndaj të cilëve ka kërkuar angazhim për përmirësimin e gjërave në vend të braktisjes së projektit evropian. Në një takim me kryeministrin holandez Mark Rutte, Barroso ka theksuar nevojën e marrjes së përgjegjëisve dhe moslejimin që forcat antievropaine të dominojnë skenën. “I kërkoj liderëve evropianë që të shprehen se çfarë nuk u pëlqen atyre te BE-ja në mënyrë që ta përmirësojmë. E rëndësishme ësstë të mos kthejnë krahët. Nuk duhet që t’ua lënë iniciativën entiveropianistëve. Nuk duhet ta lënë iniciativën tek ekstremistët apo ksenofobët. Politikanët e rrymave kryesore dueht të impenjohen që të japin kontributin e tyre”, ka thënë Barroso.  Një ditë më parë Barroso ka reaguar edhe për vendimin e Zvicrës për kufizimin e lëvizjes së lirë të personave. “BE-ja i ofron kushte të shkëlqyera Zvicrës dhe nuk ëhstë e drejtë që Zvicra të mos ofrojë të njëjtën gjë. Referendumi shtron probleme serioze”, është shprehur ai. Të gjitha këto deklarata, vijnë pak kohë nga zgjedhjet evropiane, ku rezultati parashikohet që të kuotojë më mirë ekstrmistët. Nga ana tjetër, në rastin e Holandës, edhe Shqipëria ka një interes të drejtpërdrejtë, pasi ishte Parlamenti i këtij vendi që inicioi me forcë “Jo-në” për statusin. Në çdo pikëpamje, aplei i Barrosos konfirmon frikën në rritje nga përparimi i forcave antievropeiste, retorika e të cilave po gjen pikëtakime, si në disa qëndrime të kryeministrit britanik, ashtu edhe në referendumin e Zvicrës.

s.z 

Comments

Submitted by Endri UK (not verified) on

<p>Çfarë do të thotë: &quot;entiveropianistëve&quot; ju lutem?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.