I “penduari” i madh i 7501-it

Postuar në 11 Shkurt, 2014 16:05

Pasi kaluan 23 vjet dhe pasi u vranë 8200 njerëz(http://www.durreslajm.com/aktualitet/8200-të-vrarë-nga-konflikti-për-pronën-në-20-vjet), protagonisti i ligjit kryesor për pronën në Shqipëri, Sali Berisha ka shprehur sot pendesën. Në intervistën që z. Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, ka dhënë për Eni Vasilin në “News 24”, ka pranuar edhe këtë gabim, apo më mirë përgjegjësi kapitale që ai ka, për miratimin e ligjit më subversiv, ligjit nr. 7501. Dhe nuk është vetëm numri i të vrarëve, i sipërcituar, ai që përbën aktakuzën më të madhe, por vetë deklarata e Sali Berishës, i cili është shprehur tekstualisht se “Përgjegjësia bazë fillon me ligjin e tokës. Ligji i tokës u votua në shkelje të hapur të parimit të pronësisë”. Dhe përse u bë kështu kjo reformë që lë pas për nga padrejtësia edhe reformën e pas Çlirimit, e cila gjithsesi sanksionoi të paktën një kadastër të qartë? Berisha thotë se “U votua bazuar në principin e Xhefersonit: toka atij që e punon dhe atij që është aty. U votua sepse fshati shqiptar ishte shndërruar në rezervuar të pa imagjinueshëm njerëzor”. Dhe më tutje, pas kësaj autokritike, që i ngjan asaj të bërë rreth 3 vjet më parë piramidat, vjen dhe zgjidhja: “Përgjigjen më të drejtë do ta jepte harta dixhitale”. Është padyshim një nga pohimet më dramatike që është bërë, një pohim që dëshmon se deri në çfarë pike arrin tallja e politikës, e cila në kursin e saj të ndërtimit të kapitalizmit me lypje nga bota, i shfrytëzoi forcat e veta vetëm për shejtanllëqe me zarar si kjo e pronës. Sepse ishte ky ligj, që i zhveshi shqiptarët nga e drejta për të patur një raport normal me njëri-tjetrin dhe me shtetin, i cili i hapi rrugë atij transformimi demografik të ngjashëm me një anarki të qëllimshme. Në kurriz të së drejtës së pronës u bë edhe ligji i legalizimeve, i cili në raste më të shumta ka të bëjë me ndërtime informale në toka buke. Dhe është ky ligj legalizimesh, zbatimi i të cilit fsheh një nga proceset më korruptive që kanë ndodhur ndonjëherë. Dikur, aleati i z. Berisha, Sabri Godo do të deklaronte se edhe kooperativat bujqësore kishin të përcaktuar në statutin e tyre mundësinë e shpërbërjes, duke rregulluar në këtë rast kthimin e tokës te çdo kontribuues deri në masën 40 ha. Një e drejtë kjo, parimisht ku e ku më e drejtë se flama e 7501-it që ende nuk ka përfunduar. Dhe kjo vetëm për tokën bujqësore, për të cilën sikurse thuhet, abuzimi me këtë ligj arrin diku te 120 000 ha. Për të mos folur mandej për trojet, të cilat janë një llogari më vete e politikës me qytetarët.

Më shumë në: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=40279&kat=87

s.z

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

Qeni ka filluar te rrefehet,c'fare parandjen vdekjen apo burgun.Ky koment shkon pershtat zhargonit te tij dhe i kerkoj falja redaksise.

Submitted by Anonim (not verified) on

"përgjegjësi kapitale që ai ka, për miratimin e ligjit më subversiv, ligjit nr. 7501

Ligji Nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”.

Bej lidhjen e datave me kur ka ardhur ai ne pushtet. Mund te akuzohet per mos shfuqizimin dhe jo per miratimin. Open your F*ucking eyes or do not Lie!

Submitted by alb (not verified) on

“Përgjigjen më të drejtë do ta jepte harta dixhitale”.
Nuk e kuptoj fare kete shprehje. Me duket si tallje B..e me njerezit. Harta dixhitale eshte nje harte si harta leter por eshte version dixhital. Si mund ta zgjidhe kjo problemin e pronave kur sipas ligjit 7501 prona e Kadriut i eshte dhene Xhevitit dhe prona e Xhevitit i eshte dhene Xhevdetit.
Kjo eshte te tallesh me popullin qe skupton asgje.
"Principi i Xhefersonit" - po cprincim mor kush po e punon token? Djerr eshte. Dhe ata qe e punojne po marrin gjysmen e rendimentit qe merrej ne kooperativa te cilat furnizoheshin me farera te cilat ishin produkte te nje pune shkencore te mirefillte, ndersa tani nuk dihet se nga vijne dhe cfare cilesie kane. Imagjino tani blen ne treg Presh dhe Qepe me krimba. Per mendimin tim, familja ime nuk eshte pronare tokash dhe ka perfituar ne fakt nga 7501, toka u grabit ne diktature, por u shkaterrua fare me 7501 nga JUUUUUUUU.
Mbetshi me shendet.

Submitted by alb (not verified) on

“Përgjigjen më të drejtë do ta jepte harta dixhitale”. Nuk e kuptoj fare kete zgjidhjen e hartes dixhitale. Per ata qe nuk e kane idene se cfare eshte harta dixhitale do tju thoja qe ajo qe eshte ne leter te hidhet ne format elektronik ne kompjuter me te dhenat perkatese. Dmth parcela e Qaniut ne leter thote  qe Qaniu ka kete siperfaqe qe kufizohet nga ketu atje ne veri, jug, lindje, perendim nga filani e fisteku. Jepet vendndodhja etj,etj,etj, kjo behet per cdo siperfaqe toke ne te gjithe territorin. Por si mund te ndihmoje kjo?
Zoteria ndoshta nuk e kupton se keto jane pune teknologesh dhe ashtu ja paraqesin ata qe merren me tenderat e dixhitalizimit sikur harta dixhitale duhet bere se do beje mrekulline. Por nuk eshte fare ashtu. Nese gjate diktatures u grabit toka nga pronaret e ligjshem, perseri ishte e mundur ta verifikoje se kush e kishte pasur ne pronesi cdo pellembe toke. Ndersa tani per 23 vjet eshte bere cdo gje qe kjo te mos jete e mundur. Kadriu ka marre pronen e Xhevdetit, Xhevdeti ka marre pronen e Qaniut, Xhevdeti ska pasur prone fare me pare por me 7501 eshte pronar njesoj si Qaniu.
Keto probleme mor zoteri nuk zgjidhen me asgje. Jo me, nuk ka asnje shans dhe nuk e kuptoj se pse thuhet se zgjidhja na qenka harta dixhitale. A mos ndoshta thuhet per tua shitur pjeses me te madhe te popullit qe nuk e kupton se ceshte harta dixhitale. Them se po.
Shume e bukur dhe ajo e "Principit te Xhefersonit". Po clidhje ka kjo mor. Po si mund ta punonte token ai fukarai ne fshat atje kur nuk kishte asnje mekanike. Tani ka perfunduar toka si mos me keq. Ata qe e punojne token marrin gjysmen e rendimentit te kohes se kooperativave kur edhe pse vendi ishte i izoluar behej nje pune e vertete shkencore per te rigjeneruar farerat, ndersa tani dhe preshi e qepa na dalin me krimba.
Po bravo u qofte se ja dolet ta benit gjithe muhabetin lesh e li si u konvenjonte.
Mbetshi me shendet.

Submitted by Stefan H (not verified) on

Tani kujtohet Berisha per ligjin 7501? Ai e ka zbatuar ate me ndergjgje te plote se bashku me kopene e tij te cilet kane marre pjese ne cdo fshat bregdeti, pamvaresisht se nuk u takonte toke. Shkeljet e komisioneve i jane servirur prokurorise, por kurre nuk ka pasur ndonje reagim nga asnje lloj qeveri, ca me pak nga ajo berishiste. 7501=Grabitje e organizuar ne menyre perfekte nga kompania Berisha !

Submitted by Kapitalizmi Soc... (not verified) on

Berisha rrefehet, por nuk thote: Kujt i hyne ne pune ky rrefim tashme?

Nese eshte me ne fund i vertete ne kete deklarim, le te ofroj idene se si dilet ligjerisht nga kjo gjendje.

Nese nuk e ben dot kete, pra nese s'ka dot zgjidhje ligjore, le te shkoj ne gjykate e te ngrej padi kunder Vetes

se Tij dhe qeverive te tjera te Tranzicionit.

Nese as kete s'e ben dot, do ta zere mallkimi i atyre qe humben jeten per token e tyre, por edhe i atyre qe, ke te besonin tjeter, iu afruan Berishes si President i dekretuar nga Ramiz Alia...

Me tej: Kujtohuni per deklarimin e fundit te Edi Rames kryeminister: "Do te japim tapite sipas Ligjit 7501"!

Pra: Sali Berisha i Radhes, eshte ne pushtet.

Mallkuar qofshin qe e lane shqiptarin ne gjak...

Submitted by xarti (not verified) on

Kur do te zgjohet shteti shqiptar dhe te denoje kete kriminel ...vjedhja e organizuar me kete ligj e tokes se shqiptareve eshte nje therrime, nje grimce pluhuri ne malin me krime qe ky maskara e banda e tij i ka punuar ketij vendi e ketij populli. sa me shpejt t denohet ky kerme aq me mire eshte per Shqiperine dhe qeveria e re ka barren e veshtite te c'beje gjithe katrahurat amatoresko-banditeske qe ka gatuar ky kriminel dhe banda e tij....DUHET SHKUAR NE HELL QENI.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.