Tahiri-Haxhinasto, “goditje e përqëndruar” për sigurinë rrugore. Paketa me 60 masa. Me alkool në timon, 10 ditë burg

Postuar në 11 Shkurt, 2014 06:59

Projekti i paketës së re për sigurinë ligjore u prezantua sot nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe ai Brendshëm, Sajmir Tahiri. Po sot paketa me rreth 60 masa ligjore dhe operacionale do kalojë në qeveri për miratim. Sipas ministrave, çdo drejtues mjeti do të kryejë një sërë testesh që të meritojë patentën e drejtimit të mjetit, por kjo paketë do të shmangë njëherë e përgjithmonë pagesat nën dorë. Sipas ministrit Haxhinasto, paketa e re ka një qëllim, të krijohet siguri në rrugë si për drejtuesin dhe për kalimtarin, si dhe të shmanget njëherë e përgjithmonë pagesa nën dorë: “Do të merremi me vetë rrugën, automjetin, drejtuesin e automjetet. Do vendosim një sistem të tillë cilësie që të mos korruptohet më”.
Ndërsa ministri Tahiri foli për masën më drastike të marrë ndaj një drejtuesi mjeti: “10 ditë burg nëse do të kapesh duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur”. Po kështu do të ndalet përdorimi i transportit me furgon. Sipas ministrit, “kjo është paketa më e plotë në ndërhyrje dhe e ndërgjegjësimit tonë për të garantuar jetën dhe shëndetin e drejtuesve të pasagjerëve dhe kalimtarëve. Jemi të vetëdijshëm që siguria rrugore është një problem, e njohim si problem duam ta adresojmë dhe ndaj së bashku me kolegun Haxhinasto, do prezantojmë në qeveri, një paketë masash të plotë për administrim”.
 

Lexoni më shumë në linkun: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/paketa-10-dite-burg-nese-kapesh-i-dehur-ne-timon--do-hiqen-furgonat--gjobat-me-foto-me-poste-172191.html

 

a.k

 

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

<p>&nbsp;O Mustafa ku e gjete kete term enverist ethaane at debatiksit apo ti.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.