Bushati thotë se nuk është korrekte të interpretojë homologun. Por, këtu bëhet fjalë për kufirin z. ministër!

Postuar në 08 Shkurt, 2014 06:48

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, pas përfundim të vizitës dyditore në Athinë ka folur për çështjen e diskutuara me zyrtarët e lartë grekë. “Pika e nxehtë” sigurisht që është çështja e kufirit detar. “Çështja e kufijve ujorë me Greqinë, është një nga elementet, por jo elementi i vetëm që duhet të adresohet së bashku me palën greke. Por cila është rruga, cilat janë procedurat?! Rruga është konsulta, bashkëpunimi, dakordësia dhe pika e referimit, sigurisht është e drejta ndërkombëtare, perspektiva jonë e përbashkët europiane dhe parimet e fqinjësisë të mire”, shprehet Bushati në intervistën dhënë gazetës “Shqip”.Sa i takon deklaratës së ministrit të Jashtëm të Greqisë, Venizelos, i cili u shpreh se, “synimi i Greqisë është përmbyllja e marrëveshjes së 2009-s”, Bushati thotë se nuk mund të interpretojë këtë deklaratë.“Nuk është korrekte që unë të interpretoj homologun tim për këtë çështje. Dua t’ju them se ka një përqasje të ngjashme për mënyrën se si duhen adresuar të gjitha këto çështje”, shprehet Bushati. “Mënyra se si do të adresohen konkretisht këto çështje, do të jetë pjesë e bisedimeve të mëtejshme.” S.S.

Comments

Submitted by Nonda (not verified) on

Rruga eshte kuadri ligjor nderkombetar dhe specialistet nderkombetare ne keto çeshtje.

Rruga tjeter eshte se Asnje urgjence nuk ka ne vendosjen e ketyre kufinjve nga ana shqiptare.

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>sa per te ardhur keq kur shikon sesi sperdridhen ministrat shqiptare kur shkojne ne greqi.&nbsp; asnje ceshte nuk u ra dakort per zgjidhje nga greket.&nbsp; ata krijojune probleme artificiale (shih vendemertimet) dhe kerkojne qe per ti zgjidhur keto probleme ,te pranojme marreveshjen e turpshme te saliut.</p><p>keta kujtojne se me ca fjale per psudointegrimin,do ta kalojne lumin.&nbsp; te tredhur, si ministrat e sales edhe keta te sorrosit</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.