BBC-ja u bën një interpretim të vetin protestave të studentëve të Prishtinës: Janë kundër papunësisë

Postuar në 08 Shkurt, 2014 03:40

Protestat e dhunshme në Prishtinë, që patën për pasojë shumë të lënduar, ishin të organizuara nga studentët, të cilët kanë ditë që kërkojnë dorëheqjen e Ibrahim Gashit, rektorit të universitetit. Por BBC-ja u ka bërë një lexim të vetin këtyre protestave. “Të rinjtë në thelb janë ngritur kundër papunësisë”, thuhet në raportimin që gazetarët e kësaj agjencie lajmesh i kanë bërë ngjarjes. Dhe këtë gjë e kanë arsyetuar me shifra të papunësisë. “Janë 45% e të rinjve të papunë, në një kohë që çdo vit në tregun e punës futen mbi 30 mijë vetë”, thuhet nga BBC.

Në fakt, ky është një interpretim i ngjarjes që është ndikuar edhe nga ajo që ka ngjarë në Sarajevë, ku mijra vetë kanë dalë nëpër rrugë kudnër qeverisë. Motivi? Papunësia.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Nonda (not verified) on

Bravo ketyre çunave e gocave njehere. Bravo per mendimin qe kane per veten dhe per perçminin qe tregojne ndaj gjithe tentativave per degjenerim intelektual.

Pararoje jane keta te Kosoves. Ne ketu poshte jemi pararoje ne zgjebe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.