Respublica “provokon” pa dashje një polemikë të Vehbiut … mbi Kadarenë

Postuar në 07 Shkurt, 2014 02:21

Është bërë respublica.al sebep që publicisti Ardian Vehbiu të bëjë një nga polemikat e tij më me nerv. U bëmë sebep duke ia marrë një artikull nga blogu i tij Peizazhe të Fjalës, dhe artikulli i marrë prej nesh u fut më pas në karuselin e shtypit të Tiranës, duke marrë një audiencë, për të cilën Vehbiu nuk kish menduar se mund ta kish në këtë rast. Është fjala për shkrimin ‘Tradhëtia e besnikëve” (të plotë mund ta lexoni në linkun http://peizazhe.com/2014/01/01/tradhtia-e-besnikeve/). Mbi këtë artikull ka ngritur një polemikë Minella Aleksi, i cili me këtë rast – ky është pretendimi i tij – ka marrë në mbrojtje Ismail Kadarenë prej sulmeve e insinuatave të Vehbiut. Shkrimin e Aleksit me titull “Mbi marifetin psikoanalitik ‘loyalty mod’ të Ardian Vehbiut” mund ta lexoni të plotë në linkun http://www.gazetatema.net/web/2014/01/26/mbi-marifetin-psikanalitik-loyalty-mod-te-ardian-vehbiut/. Vehbiu është kapur në befasi, dhe ka vijuar polemikën me shkrimin “Kur paguan autori” (të plotë e keni në linkun http://peizazhe.com/2014/01/26/kur-paguan-autori/), në të cilin nënvizon faktin që ne të respublica-s ia kemi marrë shkrimin pa respektuar copy right-in. Dhe ka të drejtë. I kërkojmë ndjesë për këtë. Por më së shumti, në shkrim merret me Minella Aleksin, dhe ky i fundit nuk është menduar dy herë për t’iu përgjigjur. E bën nëpërmjet një shkrimi të publikuar në Dielli. Titulli është “Z. Vehbiu, nuk të shkon roli i atij që e kanë keqkuptuar”, dhe të plotë mund ta gjeni në linkun http://gazetadielli.com/z-vehbiu-nuk-te-shkon-roli-i-atij-qe-e-kane-keqkuptuar/.

Përgjigja e fundit e Ardian Vehbiut ishte dje, me shkrimin “Povero Max”, të cilin mund ta lexoni në linkun http://peizazhe.com/2014/02/05/povero-max/#more-14651.

Për publikun, emri i Minella Aleksit mund të mos jetë shumë i njohur, por polemika mbetet interesante, gjithsesi, dhe në gjeratoren e saj janë përfshirë disa emra. Në qendër të gjeratores polemike është, siç lamë të kuptohet, Ismail Kadare.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

Nuk do noj menje t´modhe kjo pune per ta vizatu e kuptu Vehbiun! Vehbiu ankohet qe ate e keqkuptojne!!! O Vehbi, nuk te keqkupton njeri, po vetem te japin pazarin qe te takon. Ta ilustrojme me shembuj kete qe dua te them se kjo pune eshte me te futme. Me te futme e kishte Kadareja dhe, ja rraste sa krahu politikes e diktatures. Bente lojna e bojna dhe leshonta sinjale nga mesjeta e bota e pertejme, nga legjendat e perandorite, dhe sinjalet merreshin e kapeshin qarte nga lexuesit ku e kishte llafin e kodin e ku donte te dilte Kadareja. E me thene te verteten Kadareja nuk eshte si nje lokomotive qe e terhoqi me dhune per se mbari duke e celivizuar e qyteteruar njeriun shqiptar; po e katapultoje, e formoje, e skaliti dhe i dha nje profil qytetari europian. E beri ti vije era njeri. (Smuhet fare Vehbiu prej ksoj fjalesh, zeherroset.) dhe kshu puna, Kadareja u ankonte per tu mbrojtur qe mua me keqkuptojne...

...Dhe Mustafa nano mund dhe te ankohet qe mua me keqkuptojne, pune e tij. Po puna eshte qe lexuesi te kupton shume mire. Kshu dhe kjo puna e Vehbiut qe ankohet qe e keqkupton lexuesi, ku ne po helmohemi nga zeherri e helmi jot o Vehbi. Vehbiu per mua si lexues eshte ne cdo gje i zakonshem per nga forma se si shkruan, pra nuk ben pjese te te talentuarit. Dhe vehbiu eshte me kacabuna... Ti mund te ankohesh qe te keqkuptojne po fakti eshte qe te kuptojne qe nga A deri te ZH....

Submitted by anticensurë (not verified) on

zapbone

[mendimin tim per vehbiun e kam thënë shpesh!bile dhe atij direkt si në blogun e tij ashtu dhe kur shkruan në blogjet e tjera,POR në rastin e "tradhëtia e besnikëve"nuk ka asnjë faj dhe nuk sulmon kadarenë,këtë nuk e pranoj!!bile mbështes vehbiun!ai kadarenë(ngjarjen e shkruar në roman) e ka përmëndur si një fakt dhe jo si një kritikë!

në fakt kjo ngjarje është fakt real dy herë:

- ka ndodhur në realitet

-është përshkruar nga kadareja

kështu që vehbiu nuk e ka interpretuar shkrimin por e ka paraqitur si një fakt të shkruar!!në këtë rast as e ka mburrur as e ka kritikuar e as ka provuar të përfitojë!thjesht ka përmëndur një ngjarje të shkruar,dhe pikë!!

ti dhe minella,por dhe shumë të tjerë e keni bërë si puna e një humori kosovar:

"cimës(humorist i kosovës)i duhej rimorkio për trasport,mendoi tia kërkonte një shokut të tij(sia mbaj mënd emrin).

në rrugë e sipër fillon e mendon"ndoshta i duhet vet atij dhe nuk ma jep""ndoshta nuk ma jep seepse para një viti ja vonova""ndoshta nuk ma jep se javën e kaluar nuk e kam marrë në telefon","ndoshta ndoshtae ndoshta...."

kur arriti tek shtëpia e shokut dhe ky e përshëndeti,cima i'a këthen"ik mor tutje se s'e dua rimorkion tënde"!!
ju të gjithë o se keni lexuar shkrimin e vehbiut(të paktën në fillim)o thjeshtë mendoni se ai do tiafusë gjinjë kadaresë dhe nuk arrini të ndani realitetin nga imagjinata juaj!!

kurse vehbiu,për mendimin tim,i është futur një debati pa krye!!një debat me njerëz që tashti nuk duan të nxjerrin në shesh të vërtetën,por thjeshtë të mbrojnë atë budallallëk që kanë nisur, me IDIOTIZËM!!

është njëlloj si ato vrasjet që bëhen tek ne"për një pasqyrë makine",por që në realitet pasqyra e makinës ka qënë vetëm shkaku,të sharat,ofendimet dhe dhuna e më pasme,kanë shkaktuar vrasjen!!

Submitted by Gjergj (not verified) on

Vehbiu thote qe eshte keqkuptuar nga z. Aleksi; ne letesi "Kallezimtar" quhet pesonazhi i cili rrefen historine gjate vepres, dhe po ne letersi autori i vepres quhet "Autor"

Tani ju lart qe jeni me te ditur dhe e kuptoni qe Vehbiu po genjen, na referoni ndonje liber a fjalor te pakten; se edhe sikur nuk eshte e ndershme te sulmohen studiuesit shqiptare ne kete fare feje prej çdo lloj idioti

Submitted by Zapbone (not verified) on

O Vebihista, dmth o Respublica qe po e ktheni faqen ne zhenoze! Po mos e nxirrni fare o burre komentin kur nuk jeni dakord. As ciu as bou, njeri nuk di gjo, gjo sqe gjo su bo, se sa e sakatoni e deformoni si tju doje...me censure.

Submitted by PA.B (not verified) on

Lemsh kjo pune.

z Vehbiu, ne menyre te perseritur ka thene ''po mi marrin shkrimet'' e kjo duhet respektuar. Kam postuar dy here vrejtje per kete, Re.Pu. nje here se publikoi. Kam respekt per kete zoteri vec ne menyren e punimit, pak-nga-pak si milingone po ben dicka. Blogui tij nuk do behet Hufpost, sigurisht, e as si Re.Pu, por prape ka krijuar nje niche te veten. Kush do e lexon, kush s'do eshte i lire most a lexoje; e mos ti bjere ne qafe.

Ai duhet te kete parasysh: qe nje material i publikuar eshte ''out there'' per referim; qofte me nje link apo ide, a paragraph ilustrimi te gjithe e kane te drejten per replike. Eshte ne ''public domain''

Po ashtu nuk shkohet jeta duke pretenduar qe ma kane marre....pa bere asgje. 1) Mbylle blogun beje me ''pay-wall'' ose ''members only'' ne kete rast dhe te kesh 5.000 anetare asnjerit si lejohet ti coje artikujt diku tjeter, se eshte Blog/Kontrate Private. 2) Shkruaj poshte cdo artikulli ''ndalohet publikimi diku tjeter pa leje'' cito ligjin Shqiptar per pronesine intelektuale. 3) Veshtireso kete nga ana teknike, ka mundesi qe c & p te eleminohen nga programues kompjuterash. 4) Kontakto cdo media qe e ka bere kete ne te shkuaren, me nje leter miqesore; pastaj formale, pastaj Zyrtare bere nga avokatet e tu. 5) Nese te gjitha keto deshtojne, atehere nga USA/FR ose Shqiperia, hidhi ne gjyq. Keshtu ben dhe nje precedent. Do isha shume kurioz te shikoja cili/cila eshte ajo Media Shqip qe pas nje vendimi gjykate, jashte a ne Shqiperi, do vazhdoje te marre/ a vjedhe artikuj me perdhuni.

Xha-xhai eshte nje qytetar i lire, te veproje si i tille.

Merita e Kadarese, Aleksit, Vehbiut a replikava; pastaj i takojne cdo lexuesi ti nxjerre ne menyre individuale; koha e nje opinioni unik popullor tashme ka mbaruar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.