Një vendim që do të sjellë uljen e çmimit të barnave

Postuar në 06 Shkurt, 2014 12:41

Qeveria ka vendosur dje që të ulë marzhin e fitimit për importuesit dhe shpërndarësit e barnave. Çka presupozon që do të ketë një ulje të çmimit të barnave në treg. Është një vendim, efekti i të cilit do të provohet në praktikë, por gjithsesi, Ardiana Capi, drejtoreshë e Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë ka sqaruar se cilat janë barnat, çmimi i të cilave do të ulet. “"Barnat që do të kenë ulje më të ndjeshme të çmimit, do të jenë ato të cilat përveç asaj qe parashikohet përmes ndryshimit të marzheve janë ulur edhe përmes negocimit. Negocimi i çmimit të barnave nga Komisioni i Negocimit të Çmimit të Barnave ka patur sukses. Nuk ka lejuar rritje absolutisht të çmimit të barnave dhe për disa prej tyre ka pasur ulje edhe të ndjeshme, sidomos në praktikën spitalore", tha ajo për Top-Channel. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ulja e çmimit e bën më efektiv fondin publik për barnat që janë destinuar për spitale, pasi me të njëjtin fond blihen më shumë barna.

Më shumë në: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=272297

s.z

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Shoke te ResPublica-s: faleminderit pushtetit! Ah more vellezer... Po vijne dite te bardha, shokeni moreeee!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.