Ibrahim Madhi ndahet nga jeta në moshën 68 vjeçare

Pas një sëmundjeje të rëndë, është ndarë sot nga jeta “Artisti i Popullit”, Ibrahim Madhi, në moshën 68-vjeçare. Madhi shënon mbi 50 vjet karrierë. Ai lindi në Elbasan më 25 nëntor të vitit 1945. Pas disa viteve shkollim muzikor, më 1968-ën Ibrahim Madhi diplomohet në Konservatorin e Tiranës për violinë. Këtu nis rrugëtimi i tij artistik. Virtuoz në violinë, veprimtaria e tij artistike shënon dhjetëra koncerte të suksesshme. Solist pranë Orkestrës së Radio Tiranës, më pas në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, Madhi më vonë vazhdoi edhe në Akademinë e Arteve me kontributin pedagogjik, por edhe me aktivitete të ndryshme. Ibrahim Madhi është vlerësuar disa herë me çmime të rëndësishme kombëtare. Më 1999-ën fitoi titullin Profesor.
a.k
Comments
Ngushllime familjes. Artist e
<p>Ngushllime familjes. Artist e njeri i madh. </p>
Artist.
Artist.
Add new comment