Rama “mund” Berishën edhe në Facebook

Nëse do të krahasoni ndjekësit e Sali Berishës dhe të Edi Ramës në Facebook, të gjithë do të dilnin në përfundimin se ish-kryeministri ndiqet nga një numër më i madh njerëzish.Por nëse i referohemi faqes “SocialBankers” që analizon të dhënat për faqet në Facebook, Rama ka më shumë ndjekës nga Shqipëria, ndërsa Berisha ka pëlqime kryesisht nga Serbia dhe Maqedonia. Rama ka 380 mijë ndjekës nga Shqipëria, ndërsa Berisha ka rreth 355 mijë.Nga statistikat e “SocialBankers” del se, Rama përveç Shqipërisë numrin më të lartë të ndjekësve e ka në Itali (37 mijë), më pas Greqia me 36 mijë, Serbia me 33 mijë dhe Maqedonia me 21 mijë. Kurse Berisha pas Shqipërisë numrin më të madh të ndjekësve e ka nga Serbia (117 mijë). Më pas Maqedonia me 52 mijë, Italia me 32 mijë dhe Kosova me 28 mijë. S.S
Comments
Urrrrrrrrraaaaaaaa! Edhe nje

Urrrrrrrrraaaaaaaa! Edhe nje problem madhor qe kishte Shqiperia u zgjidh, keshtu, fet e fet.

Respublica, Mosu merrni me

Respublica,

Mosu merrni me budallalleqe.

Serbia e don fort Sal

Serbia e don fort Sal Berishen. Asht ken ky qi e ka pshtu Serbien kur tan bota i ka ba embargo te naftes. Sal Berisha e ka furnizu Sllobodan Milosheviqin, me nafte per tanket e tij. Pa ket nafte, s'mundeshin me u vra kosovart. Asht per kte qi edhe kosovart e dun fort Salen...

Sa kane Like keta, Meta i ka

Sa kane Like keta, Meta i ka vota :P

Nuk qendron si analize, eshte

Nuk qendron si analize, eshte e percipte. Ajo cfare aty quhet "Serbi", eshte ne fakt ne pjesen e vete me dominante Kosove. Kjo perthyerje vjen prej faktit se ende sot qytetaret e Kosoves kane akses ne internet nepermjet ISP-ve qe nderkombetarisht njihen si pjese e Serbise. Ne kete konktekst, raportet ndryshojne, sepse eshte e qarte qe qytetari kosovar nuk mund te quhet si " i jashtem ", per sa kohe i prekur ne menyre te drejteperdrejte prej politikave te ceshtjes kombetare qe vijne prej Shqiperise. Perndryshe, eshte qesharake te mendosh se 117 mije serb ndjekin Saliun.

Mire se keta te dy e kane

Mire se keta te dy e kane bere rruge te kacafyten ne parlament dhe jashte tij por te pakten neper mediat online mos i hidhni benzine zjarrit se pastaj nuk do te kene kohe as ti mendojne e jo me ti zgjidhin problemet e njerezve.

Do i kene vjedhur fansat Lek
Do i kene vjedhur fansat Lek Plepit ,se aí kishte shume Like nga Japonia .
Shoke! Fitorrre! Urrra!
Shoke! Fitorrre! Urrra! Shoke! Fitorrre! Urrra! Shoke! Fitorrre! Urrra! Shoke! Fitorrre! Urrra!
Epo, ia hodhem edhe

Epo, ia hodhem edhe kesaj......

po ne tavell kush fitoiii?

po ne tavell kush fitoiii?

Add new comment