Patentat, tani vizitë dhe te psikologu

Qeveria ka hartuar një plan me 53 masa për çështjen e sigurisë rrugore. Masat janë miratuar nga Komiteti Ndërministrori i Sigurisë Rrugore dhe pjesë e masave ëshhtë edhe vizita te psikologu para pajisjes me leje drejtimi për automjet.Deri tani ka pasur një kontroll mjekësor, por që ishte thjeshtë një procedurë dhe që nuk e përfshinte vizitën tek psikologu.“Kryerja nga institucioni shëndetësor i njësive vendore publike apo private të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë i kontrollit mjekësor për kërkesat fizike dhe mendore për marrjen e leje-drejtimit të mjetit rrugor nëpërmjet testimit psikofizik me metoda të akredituara të BE-së”, thuhet në masën numër 35 të paketës, raporton “Panorama”. Një hap tjetër që do të mbikëqyret nëmënyrë specifike është edhe pjesa e testimit të kandidatëve. “Kontrolli i procesit të testimit të kandidatëve për drejtues mjeti nëpërmjet sistemit online për vlerësimin e kandidatëve, regjistrimin dhe administrimin e gjithë procesit në autoshkolla”, thuhet në masën numër 25. S.S
Comments
Bravo qeveria!Se kemi gjithe

Bravo qeveria!Se kemi gjithe keta psikologe pa pune.T'u japim edhe atyre nga nje 10-15 mijeshe se kemi me shumice ne shqiptaret.Mu desh te rinovoja patenten para dy muajsh e me kushtoi 55 mije leke .Kjo eshte VJEDHJE !!!!!!

Një masë më se e nevojshëme

Një masë më se e nevojshëme

Nje nga te tjerat shpikje

Nje nga te tjerat shpikje shqiptare. Vizite tek psikologu? Perse jo tek neurologu apo tek kardiologu? Epilepsia dhe arhitmite kardiake jane shkaqe shume me te shpeshta te problemeve te drejtuesve te mjeteve, shume me te shpeshta se psikopatite apo dobesite e mendjes.

Mbase kjo nuk eshte ide e jona dhe mbase autritetet e ka degjuar diku - por a njeh ndokush qe ndonje tjeter vend ne bote te beje gjera te tilla?

Është të paktën frymëzim

Është të paktën frymëzim Gjerman. Në Gjermani duhet të bësh një ditë kurs për ndihmën e shpejtë përpara se të regjistrohesh në kurs patente, plus një test të shikimit.

Ndoshta është për tu dhënë punë psikologëve, ndoshta të gjithë do ta marrin me 5 mijë lek të vjetra, por rëndësi ka që është vendosur si standart. Ndoshta sensibilizon ndopak "cubat" e rrugës.

Psikologet trajnohen ne

Psikologet trajnohen ne shkolle dhe per problemet e epilepsise. Sigurisht te pershtatshem per te leshuar raporte te tilla jane psikologet kliniçiste, qe trajnohen per te dalluar simptomat edhe te shqetesimeve te renda ne shendetin mendor. Por, ata nuk mund te japin dot ilaçe. Epileptiket e dine qe femije (atehere zbulohet zakonisht) qe nuk do e ngasin dot makinen.

Eshte e vertete qe profesioni i psikologut shikohet si i rendomte nga shqiptaret dhe per kete gje "kane kontribuar" mjaftueshem dhe nje grup psikologesh qe dalin te flasin per çdo gje. Por ka sot mjaft psikologe qe dine ta bejne mire punen. Sa per viziten tek kardiologu dhe une jam dakord qe mund te ishte opsionale per marrjen e patentes, por pas njefare moshe i bie qe çdo vit, ata qe perdorin makina te shkojne te kryejne vizita te rregullta tek kardiologu e te rinovojne patenten.

Futja kot,po te Keshilli i
Futja kot,po te Keshilli i Lagjes do marre vertetim qe je cun i mire?une kam marre patenten jashte,sikur me kujtohet tek okulisti e ndoshta kardiologu.per rinovim shkova tek nje mjeke e ngarkuar te merret me kete procedure,te kontrollon syte tek tabela e firmos nje formular.kaq!
Po pse trembeni o

Po pse trembeni o tutkune! Pse kush ka bere vizite tek kardiologu, tek okulisti, tek otorinolaringologu... Po ik, ore mer firmat dhe ik. Ose jepja dikujt fleten e analizave, coje ne komision mer firmat dhe vulat dhe ... ik behu shofer.

Ide shume e mire; cdo

Ide shume e mire; cdo Shqiptar keshtu kalon direkt dhe makinist treni, i ka te gjitha testet e perfunduara.

Ky test pararoje na ve shume para ne Eu. ''Ne ambasadoreve'' neper bote na ben krenare. Kur Britaniket marrin vesh se per shoferat ne Hungari / Ceki, niveli-alkolit-ne-gjak eshte =0, cuditen. Kur te shohin testet tona...phew!

@ Re. Pu, nuk quhen teste psikiofizike por psiko-metrike.

Jane nen diskutim ne EU, akoma ''member states'' si kane adoptuar, pse Shq? Perdoren ne intervista pune, por ''driving'' eshte multi-faktorial. Teste te tilla nuk jane te sakta e shpesh nderrohen sa koha kalon, mua me duket se e kane vene 1) Ti thone EU e beme kete. 2) publiku paguan para ne shtet.

Do jete problematik. I njejti person mund te ngele 3x e te kaloje 3x t' tjera, ne nje test qe nuk ka rezultate te Sakta. Cdo beje qeveria kur njerzit ti drejtohen Gjykates, per te hedhe poshte nje Test Subjektiv e Diskriminues?

Add new comment