Vrasësi i shumëfishtë paguhej nëpërmjet bankës? Ky është lajm!

Emri i Julian Sinanajt prej ditësh ka pushtuar mediat në Shqipëri. Flitet për dhjetëra ekzekutime dhe për vendosje tritoli si dhe për shumë detaje të tjera.Tashmë që çështja është ‘ftohur’, mediat janë fokusuar tek jeta që bënte 27-vjeçari. Gazetat shkruajnë sot, se, vrasësi me pagesë bënte një jetë luksi. Paratë e fituara nga aktiviteti kriminal i shpenzonte për automjete luksoze dhe pushime të gjata. Fakti interesant është se, Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton transfertat dhe transaksionet bankare, pasi ka dyshime se porositësit kalonin në llogaritë bankare të Sinanajt qindra mijëra euro. Në një kohë kur evazioni fiskal në vendin tonë gëlon, a është e mundur që një vrasës me pagesë, të paguhet nëpërmjet transaksioneve bankare? Nëse kjo është e vërtetë, a duhet konsideruar si një arritje? S.S
Comments
a është e mundur që një

a është e mundur që një vrasës me pagesë, të paguhet nëpërmjet transaksioneve bankare?

Of course, plotesisht e mundur. I would expect nothing less from any self-respecting-killer-for-hire. Did you want want 'im walking around mean streets of Valona with cash buddles? Is v. dangerous out there. Ju lutem mos na tregoni me pas, se kishte ‘’Siguracione dhe Pensione”

Nga nje crazy story tek tjetra. Duke kaluar ne ekstrem per ligjet mbi ''pastrimin e parave'' [money laundering] HSBC- Bank. Nje klient shkon te terheqe £7.000 nuk ja japin, megjithese u kish thene me pare ne telefon.

- Per c'te duhen keto para...

- Hm...po jane te miat, c'ju duhet ju?

- Nuk ti japim, po s'na tregove qellimin.

- Ja kam borxh mamase....

- Ok, shko sot e merr nje vertetim nga Mami.

[burri mbi 50vjec :) Shuma jo aq e madhe per bankat, ligji zakonisht eshte mbi £10K. Kte e dha dhe televizori, ca gjera jane te pabesueshme po si pe]

Po credit card pranonte ky?

Po credit card pranonte ky?

Add new comment