Selia blu denoncon deputetin Mark Frroku: I ka dërguar mesazh kanosës Topallit

Postuar në 31 Janar, 2014 12:35

Pas fjalës që ka mbajtur në Parlament, zonja Topalli ka marrë nga deputeti Frroku një mesazh kanosës. “Partia Demokratike e konsideron kërcënimin ndaj zonjës Topalli, si një shfaqje të asaj çka vetë zonja Topalli dhe Partia Demokratike denoncojnë prej kohësh, të futjes në politikë të personave të dyshimtë, të lidhur me aktivitet kriminal. Përpara se sa të shantazhojë një zonjë, deputeti Frroku do të bënte mirë të sqaronte pozicionin e tij me drejtësinë, pasi së fundmi sipas mediave belge, rezulton se ai ka çështje ende të hapura me gjykatat në Bruksel, për akuza të rënda, si ajo e vrasjes”, ka thënë zëdhënësja e demokratëve Laura Vorpsi në deklaratëne sotme për shtyp.

Më tej ajo shtoi Partia Demokratike nuk tërhiqet nga qëndrimet dhe denoncimet e saj ndaj politikës së inkriminuar, që ka arritur të depërtojë thellë në parlament, në mesin e deputetëve të shumicës.

Jozi, më informuan për sulmin tënd në parlament sot. Më erdhi keq që pikërisht ti e bën këtë gjë. Më ke akoma borxhe nga fushatat që kam bërë për ty dhe më vjen keq për gjithë ata burra që s’kanë guxim por fshihen pas fustanit tëndë. Unë s’merrem me gra të përdorura”, ka qenë mesazhi i Frrokut.

Mark Frroku është deputet i Partisë Kristian Demokrate dhe vëllai i Arben Frrokut, i cili është i dyshuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

 Zh.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Vazhdon cirku i politikes shqiptare mbushur me njerez pa arsim, te inkriminuar, te pasuruar me rruge te dyshimta. Keta jane me terrezikshem se Mafia, keta jane MAFIA NE PUSHTET!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.