Kallëzim penal ndaj konsulles tonë në Milano për abuzime finaciare në kurriz të emigrantëve

Ministria e Punëve të Jashtme ka ngritur kallëzim penal për ish-konsullen shqiptare në Milano, Nausika Spahia. Shkak për këtë janë bërë abuzimet e mëdha financiare me lidhjen e një kontrate të paligjshme telefonike, në kurriz të emigrantëve, duke u ofruar atyre shërbime konsullore me pagesë, që në fakt duhet të ishin falas. Sipas informacioneve emigrantët shqiptarë në Milano, kanë paguar një shërbim të paligjshmëm telefonik, me të cilin ish-konsullja kishte lidhur një kontratë të paligjshme me subjekt tregtar në Itali, "Inter Call conacet center sh.p.k.".
Pas bërjes publik të lajmit për abuzimet e ish-konulles Spahija, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zbardhur abuzimin.Sipas informacioneve të dhëna nga Balla, Spahia duke përfituar nga detyra ka lidhur një kontratë me një subjekt tregtar telefonik jashtë autorizimit nga organet kopetente.
Sipas Ballës, akuzat që rëndojnë mbi ish-konsullen Spahia janë: shpërdorim detyre, vjedhje e pasurisë shtetërore, fshehje e të dhënave dhe gjurmëve të veprës penale dhe pabarazia në tendera apo ankande publike.
Në vitin 2005 Spahia ka ushtruar detyrën e këshilltares politike të ish-kryeministrit Berisha , në vitin 2009 me vendim të Berishës u emerua konsulle e Përgjithshme në Milano ku shërbeu për 4 vjet resht.
Zh.
Comments
Pse, e njeta gje nuk eshte

Pse, e njeta gje nuk eshte bere dhe ne ambasaden shqiptare ne Greqi?

Aha, versioni demokrat i

Aha, versioni demokrat i SpiroPjetrit........

nuk mbarokan hajdutet e

nuk mbarokan hajdutet e saliut...

Kjo menyra rilindese e te

Kjo menyra rilindese e te konceptuarit te drejtesise si hakmarrje ndaj armikut na kthen tek koncepti i vjeter i luftes se klasave. Nuk eshte çudi qe ne klimen konfliktuale te krijuar te "rilindin" edhe shume ide te tjere enveriste. Kesaj i thone te ecesh mbrapa dhe jo drejt Europes. Ky eshte rezultati kur paladine te drejtesise kemi Taulant Ballen, Saimir Tahirin dhe Erion Braçen.

Halli eshte qe ky sistem qe

Halli eshte qe ky sistem qe vendosi Spahia ne Milano levdohej nga te gjithe emigrantet ne Itali si funksional. Sherbimi punonte si sahat, thone emigrantet.

O Gjon! Shume mire e ke

O Gjon! Shume mire e ke tekstin, por emrat pse ata? Duhej te shkruaje ata qe ishin ne pushtet dhe kane vjedhur kudo qe kane qene. Apo ju demokrateve, kuptohet, ju duket je gje fare normale te vjedhesh, ndryshe nuk ka kuptim per ju. Perse vihet ne pushtet? Per te vjedhur, pergjigjet Gjoni.... Dhe hajduti nuk duhet denuar. Po e denove do te thote se po mer hak....

billy, Pse ti kujton se keta

billy,

Pse ti kujton se keta te tjeret qe deri dje ishin ne opozite e sot jane fuqi, vdiqen per buke ose u pasuruan ndershmerisht? Problemi me keta trimat eshte se e ngrene zerin me "armikun" po rrine si pula te lagura kur te paberat i kane ne shtepi. Ja psh. per Meten, Doshin & co sikur nuk po ndihen me. Nuk me pelqen drejtesia e konceptuar si goditje e kundershtarit politik apo si hakmarrje personale dhe kjo treshe eshte shprehja me e mire. A nuk u premtua para zgjedhjeve se nuk do te veprohej si ne kohen e Sales? E pra mua me duket vetem nje spektakel i dobet hipokrizie. Nuk mund te ngrihesh per te denuar Sali Berishe, Boden, Topallin e me radhe e te mbyllesh syte para krimineleve qe ke ne shtepi, apo te veprosh me administraten me te njejten menyre si Berisha. Keshtu humbet teresisht besueshmerine dhe diskreditohesh para zgjedhesve dhe opinionit publik.

Add new comment