Militantët në diplomaci kanë bërë kërdinë

Postuar në 01 Shkurt, 2014 04:20

Vajza e Ali Spahisë (ish-deputetit të PD-së), Nausika Spahia, ish-Konsulle e përgjithshme në Milano është kallëzuar penalist nga Ministria e Jashtme për abuzime financiare. Spahia akuzohet se është ‘autorja’ e vendosjes së një numri të llojit "0 900" për ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët e Italisë. Në mars të vitit 2012, Nausika Spahia në cilësinë e Konsulles së Përgjithshme në Milano, ka nënshkruar një kontratë me një subjekti tregtar, ndërkohë që nuk kishte tagër dhe nuk kishte marrë asnjë autorizim nga organet kompetente për një marrëveshje të tillë. Me pak fjalë kjo do të thotë se, Spahia (apo edhe ndonjë tjetër) ka përfituar paratë që i vidheshin emigrantëve shqiptarë me anë të kostos së lartë të telefonatave. Praktikisht, konsullata e Milanos e ka shtuar vetë një taksë të paparashikuar nga ligji çdo shërbimi konsullor: taksën e telefonatës në numrin me prefiksin 895. Kushton rreth 1,50 euro në minutë. Domethënë çdo emigrant duhet të paguajë të paktën 2 euro gjatë prenotim. Ndërsa 15 euro, duhet të paguanin emigrantët për paraqitjen e kërkesave për pasaportë apo certifikatë. S.S

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Shoke te ResPublica-s! Ju lumte! Pershendetje revolucionare!

Submitted by billy (not verified) on

<p>&nbsp; Jo militantet kane bere kerdine, sepse militanti mund te jete edhe 50 vjec dhe ka nje fare njohje te jetes. Por kalamajte, thuaj! Ciliminjte 20 vjecar te deputeteve te PD. Jo vetem kjo cupa, por ne itali kemi patur edhe dhenderrin e Jozefina Topallit si diplomat, ate kengetarin pra, Luis Ejllin. Diplomaci, p f f h h h. Xhvatje e shtetit dhe e qytetareve te tij...&nbsp;</p>

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Domethene qe militantet e rinj jane ato me duart me te gjata, po atehere Rama e paska qullosur me Spiropalin dhe me Shehajn. Apo keto me siguri do te jene te ndershme se jane lare me ujin e bekuar te rilindjes.</p>

Submitted by fatmir mehmeti (not verified) on

<p>une kete &nbsp;alamet vajze se kisha denuar kurr. do e kisha cu ne shkolle do i kisha thene qe te vjedhesh nuk esht mir, dhe do ta lija ne diplomaci. ajo duhet te perdoret per rreklamim te rraces shqiptare.</p>

Submitted by natyralisti (not verified) on

<p>Atehere z. Gjoni,mendoj se duhej ta shtronit komentin tuaj ndryshe,domethene te kritikonit veprimin abuziv apo korruptiv te Konsulles Shqiptare ne Milano nga njera ane, dhe te theksonit njeherazi qe pushtetaret e rinj te ishin po kaq antikorruptiv dhe penalizues edhe ndaj qeveritareve te tyre duke i permendur ata me shembella konkret. Ndeshkimi i hajduteve nga çdo krah politik qofshin ata nuk mund te konsiderohet hakemarrje,sepse ndryshe do te perligjej nevoja e rotacionit politik apo e marrjes se pushtetit vetem per te vjedhur ne baze te nje marreveshje qe mund te behej midis dy kraheve politike. Çdo qeveri qe vjen ne pushtet normalisht dhe ne baze te ligjeve duhet te godase hajdutet dhe te korruptuarit e djeshem dhe te sotem njelloj pa dallime politike,militantiste,farefisnore apo klienteliste.Ky eshte themeli i sistemit demokratik dhe i shtetit te se drejtes qytetare para ligjeve te mirefillta demokratike.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.