Opozita, sulm të 'përgjithshëm' mbi Ministrinë e Brendshme

Postuar në 30 Janar, 2014 06:35

Seanca plenare e ditës së sotme është shoqëruar me debate të forta mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një qëndrim që tanimë është konstant, Berisha ka sulmuar qeverinë për paaftësi dhe kapitullim përballë krimit. Madje sipas tij, kjo qeveri është sinonim i tritolit. “Ky është një mekanizëm i zi që është Shqipëria në kaos, Shqipëria nën thundrën e krimit, Shqipëria e vrasjeve me maska dhe trafiqe. Çfarë bëtë me ardhjen tuaj në pushtet? Për të mbyllur dosjet e kartelave shkarkuat policinë kriminale dhe sollët një mjerim që është ulur këmbëkryq në çdo rrugë”, tha Berisha. Në këtë sulm ndaj Ministrisë së Brendshme është përfshirë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili e ka prekur çështjen e kriminalitetit në një takim me përfaqësue të pushtetit vendor, apo edhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, sipas të cilës në polici janë emëruar komisionerë të Partisë Socialiste. Kjo lloj qajse e opozitës gjithsesi nuk merr ne konsideratë edhe arrestimet e djeshme, që janë një arritje e policisë.

s.z

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Sali Berisha tashme ka rrjedhur plotesisht dhe perfundimisht.

Nuk besoj se ka lexues serioz, pavaresisht bindjeve te tyre politike, qe te jene te interesuar se cfare brockullit Saliu cdo dite. Prandaj zoterinj te Respublica-s na respektoni.

Submitted by P.A.B (not verified) on

Parlamentet gjithmone kane debate te forta, paguhen per "fjale e sherrllek", pse duhet ta dije publiku kete? Rendi, 3 ligjet, Europa, miratime, absstenime, inkriminime, sharje etj, kurre nuk mbarojne. C'behet ne Kuvend jepet nje a dy here ne jave, te interesuarit ta gjejne ne internet, e per ''die-hard fans'' mund te behet nje ''TV-Parlamentar" live. Dhe ne lufte popullata lodhet nga plumbat e zhurmat, tashme pas 23 vjetesh, largojini pak lentet nga Kuvendi. Vojerizmi Politik nuk i ben mire askujt. Ndersa over-ekspozimi sjell:

- humbje te interesit nga popullata

- miklim te sedres se politikaneve (se jane me te rendesishem)

- play-to-the-gallery, Saimiri e Berisha (e gjithe -ishet) do vazhdojne kur u jepet oksigjen, eshte reagim natyral. Terhiquni, shiheni si qetsohen.

- harrohet cfare ka rendesi, cfare s'ka.

“Ky është një mekanizëm i zi që është Shqipëria në kaos, Shqipëria nën thundrën e krimit, Shqipëria e vrasjeve me maska dhe trafiqe. Çfarë bëtë me ardhjen tuaj në pushtet? Për të mbyllur dosjet e kartelave shkarkuat policinë kriminale dhe sollët një mjerim që është ulur këmbëkryq në çdo rrugë.  [i nderuari deputet i parlamenti Shqiptar, z. S. Berisha.]

23 vjet, nje forme te shprehuri [gerhituri?] a nuk u merzitet me te? Nese nje software do analizonte cdo gje qe ka thene ky burre me mend, ne dy dekada, do dilte se perdor te njejtat 150 fjale.

E mori dreqi dhe Shqipen na e percudnuan, kini meshire per lexuesit e here tjeter eshte me thjesht:

- Foli dhe z. Berisha, tha po ato qe thote gjithmone!

[nese eshte e pamundur ta hiqni nga media]

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.