Shënim: A janë të orkestruara sulmet shpërthyese, siç lë të kuptohet mazhoranca?

“Kur ikën Saliu, fillon tritoli”. Kështu deklaroi deputeti socialist Pirro Lutaj në komisionin parlamentar të Sigurisë, i mbledhur për të dëgjuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në raport për situatën kriminale në vend. Tahiri nuk ngurroi të akuzojë Shërbimin Informativ të Shtetit të drejtuar nga Visho Ajazi se nuk jep asnjë informacion dhe nuk po bashkëpunon për të luftuar kriminalitetin. Ministri deklaroi se “përballë një situate të trashëguar pa informatorë dhe kapacitete reale për të luftuar kriminalitetin, policia po bën maksimumin, ndërkohë që SHISH me mosmarrje dhe mosdhënie të informacionit, po cënon sigurinë kombëtare”. Më tej, ngjarjet kriminale me kryefjalë eksplozivin, u pasuruan sot me një shpërthim në shtëpinë e një tregtar në Shkodër, për fat pa viktima. Këto ngjarje Tahiri i quajti akte terroriste. Ai ka lënë hapur të kuptohet për një sinkronizim të çuditshëm të sulmeve me eksplozivë, çka e përmbledh më lart vargëzimi i deputetit Lutaj.
Pra, duket një bindje e mazhorancës, që nis nga hedhja në erë e shtyllave të tensionit të lartë pranë Milotit, ndaj pyetjet lidhur me këtë nuk mund të mos shtrohen: Vërtet ka një orkestrim specifik ky zinxhir shpërthimesh, apo ata që kanë ndërmend të lajnë hesapet, kanë gjetur rehat me tepricat e eksplozivëve me çmim të lirë? Nëse do të ishte e para, atëherë situata kriminale premton të mos mbetet me kaq…
a.k
Comments
Persa kohe Maxhoranca dhe

Persa kohe Maxhoranca dhe qelbaniket e medias luajne rolin e atij qe e shihte gruan qe ja hipte prifti dhe i prishej mendja nga kosi qe prifti lyente pallen, siutata jo qe do te perkeqesohet ne menyre dramatike por do shkaktoje dhe lufte civile. Natyrisht qe shkrimet dhe meraqet e blogisteve nuk kane rendesi per per ata qe disponojne keto blogje por mendoj se nuk duihet te tregohen aq te pafytyre me kombin e vet!

Plotesisht dakord !!!!!Te

Plotesisht dakord !!!!!
Te shtoj dhe nje analize shume te thjeshte
Makina qe ju gjet bombe ne kryeministri a ju gjet nje karte celulari apo ndonje thirje test? Per sa kohe qe nje dosje nuk eshte mbyllur a duhet te dale ne qarkullim Prova Kryesore? Kto monstra te frikshem votuam qe te QORRI i gjate duan te tregojen qe bene armiq per nje jave??? Sa hyn SHIK-u ne nje dosje qe ti shkaterron provat o Minister???

Humor, humor.
Humor, humor.
ehu... ja aftesia e pallave

ehu... ja aftesia e pallave si Ed Rama. a ka mundesi o popull mos te tregoheni me kaq gdhe... e mos te votoni as Sali e as Edvin pa nje program te qarte, jo politik, por ekonomik, dmth qe te jete i realizueshem, te pakten ne teori... se pastaj ka njemije probleme praktika. Po te pakten ,pra o njerez o popull mos bini me pre e propagandes... kerkoni racionalistet dhe jo art tek qeverisja. Qeveria duhet te bazohet ne gjera praktike... e jo ne dokrra artistesh si Ed Rama. Ja kjo eshte politika ne Shqiperi, dhe eshte edhe per fajin tend, o njeri o popull, sepse nuk di ti thuash boll lojes kurverore qe kupola e djeshme dhe ajo e sotme ben mbi kurrizin tend.

Po mire mo po ndonje prove

Po mire mo po ndonje prove icik me serioze, apo ncuk, te na dali ca te na dali nga goja?

Po Didi sikur tha qe situata eshte normale, tani u be terror?

Te arrestohet opozita!!!!!
Te arrestohet opozita!!!!!
Po edhe sikur ta marrim te

Po edhe sikur ta marrim te mireqene hipotezen e maxhorances po pastaj?
Te vetmet deklarata te Drejtorit te Pergjithshem qe rritjen e krimit ja faturon liberalizimit te vizave si dhe kartat e celularit! Mos te arrestohet kush se shkojne i gjithe zinxhiri i policise per "medalje". Kemi nje minister qe etiketon disa ngjarje te "pazgjidhshme"! Kemi nje media qe nuk po na nxjerr me foto te grupit te çiftelise, pasi vete ministri kerkon te harrohet kjo ceshtje. Kemi nje Byro Hetimi vetem ne kaplloqen e Rames!
Ti leme Bombat menjane, e te beje ato qe i ka kerkuar opozites: Dosjet Xhindi, oficeri Shikut ne durres, vrasja e komisarit te kombinatit etj. Bota e quajti shkaterrim ate qe beri Sajmir Tahiri me Policine ndaj do e shtyje prape ne qershor statusin. Vetem nese ndodh qe Maxhoranca apo nje grusht kalamajsh ne PS nuk do mbrojne me paaftesine totale te Ministrit te Rendit!
Po po, "duhet shpetuar Tahiri" dhe dalim me hipoteza perverse qe fajin e ka opozita...

Add new comment