Papa lutet për Ukrainën, por sorra sulmon pëllumbat e paqes. Shenjë e keqe?

Postuar në 27 Janar, 2014 07:38

Tema kryesore e meshës së djeshme të Papës Françesk I nga sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, ishte një lutje për të filluar një dialog konstruktiv mes palëve në Ukrainë dhe për të ndaluar protestat që kanë përfshirë vendin prej disa kohësh. Papa bëri thirrje për t'i dhënë fund përleshjeve. Por pëllumbat e lëshuar nga Papa pas kësaj lutjeje, si mesazh i shpresës për paqe,

u sulmuan nga një sorrë dhe një pulëbardhë, përpara dhjetra pelegrinëve. Për fat të mirë, pëllumbat shpëtuan me aq, përveçse humbën disa pupla, por shumë shpejt rrjetet sociale u përfshinë nga komentet për këtë incident. Nuk munguan dhe komentimet si një “shenjë të keqe” që u dha për zhvillimet e pritshme në Ukrainë. Ashtu siç ishin të pranishme dhe replikat që shpjegonin se përderisa pëllumbat shpëtuan paq, edhe lutja e Papës do të “shkojë në veshët e duhur”.

a.k

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

Korrigjim.

Nje nga pellumbat u sulmua fillimisht nga nje sorre pasaj nga nje pulebardhe. Nje nga pellumbat shpetoi, kurse pellumbi qe u sulmua nuk shpetoi. U gllaberua nga pulebardha.

Submitted by anticensurë (not verified) on

dhe kjo ishte sorrë por ishte kamufluar!

dhe kjo islamike ishte!!

paul gjermonini e di ma mire!ai osht kah ato ane!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.