Megjithëse të varfër, shqiptarët kanë një kulturë finaciare për t’u admiruar, njëlloj me vendet më të zhvilluara evropiane

Postuar në 25 Janar, 2014 15:04

Banka e Shqipërisë ka bërë një anketim lidhur me kulturën financiare të shqiptarëve dhe ka vërejtur rezultate surprizuese. Të pasur apo të varfër, shqiptarët kanë kulturë të konsiderueshme financiare, madje në nivele të ngjashme me atë të vendeve të zhvilluara.

Pavarësisht se ekonomia e përgjithshme e Shqipërisë nuk ngjan aspak me atë të vendeve të zhvilluara, kultura  financiare e shqiptarëve përafrohet. Janë të mirë në matematike dhe pjesa dërrmuese (80%) e dinë çfarë është inflacioni. Shqiptarët janë kursimtarë të mirë edhe me të ardhura të pakta dhe maten njëqind herë para se të blejnë. Kursimtarë janë edhe të varfrit. Në përgjithësi shqiptarët mendohen para se të blejnë dhe bëjnë plane afatgjata...por vetëm 50 për qind e tyre paguajnë faturat!

Për më tepër hollësi, shifra dhe të dhëna ndiqni linkun: http://mapo.al/2014/01/25/kultura-financiare-shqiptaret-barazohen-europianet/

Zh.

Comments

Submitted by P.A.B (not verified) on

Ja nje lajm i mire - perjashtuar ate te faturave; pergjegjesia, shteti, rregullat, varferia etj- qe do ishte me interes te pasohej nga te tjere, te kesaj natyre. Shqiptaret kane shume gjera per tu admiruar, pa u lodhur a te germosh aq thelle. Media shpesh, e per natyren qe ka, ndalet tek ''politika dhe e zeza'' e keshtu ndodh me ''tavolinen reale'' e ''blogosferen shqip'' Jemi politizuar koke e kembe. Shihet ne menyre te shprehuri, ne gazeta, ne tifozlleqe e ne replika, postues-autore, postues-postues. Qofte ne nje koncert kengesh i referohen politikes nga skena. Ne Humor, i cili behet me akcente e imitime berishe-fatos / berishe-rama, ndodh e njejta gje. Politika/antagonizmi ka privatizuar gjithe qenjen tone, nje feedback mekanizm i cili te heq dhe kenaqsine e jetes.

Të pasur apo të varfër, shqiptarët kanë kulturë të konsiderueshme financiare, madje në nivele të ngjashme me atë të vendeve të zhvilluara. [artikulli]

Submitted by IH (not verified) on

Sa qesharak ky sondazh i Bankës së Shqipërisë. Për mua ky rezultat është jo i vërtetë. Shqiptarët janë shumë pak të informaur mbi ekonominë. Sot shumë pak njerëz në Shqipëri dinë diçka mbi borxhin publik, madje as ministria e linjës, shumë pak dinë që nëse qeeria merr borxh [emeton eurobond] nuk ka sgjë për t'u gëzuar.

Shqiptarët që ranë kokë e krye si shtetnë një skemi Ponzi në '97 dhe qënkërkan inteligjetët sipas BSH.

Sot katër banka kanë mbi tre vite me humbje...skema Ponzi vazhdon

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

Per  faturat , nqs behet fjale per faturat e dritave bejne shume mire qe s'i paguajne sepse dritat i ka sjelle Enveri dhe ai i beri falas per popullin --Ndaj nuk dueht te paguajne, pasi gjithe energjia prodhohet nga HEC-et e Enverit

Ndersa kush perdor energjine nga Hec-et qe ka ndertuar Sala  duhet te paguaj, se Sala e ka bere me leke cdo gje , ndersa Enveri nuk kerkonte leke

Submitted by Gjoni (not verified) on

Citoj: "rezultate surprizuese".

Pyes lajmshkruesin; ku e ka mesuar gjuhen shqipe? Pse "surprizuese?"

Pse jo "befasuese"

Submitted by Anonim (not verified) on

Kjo eshte e vertete, Shqiptaret e administrojne mire parane,, Anglezet pershembull i benin parat rrush e kumbulla ne fundjave, dhe kur vinte e hena ne kerkonin para borxh ne Shqiptarve qe punonim me to :D

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.