Fatos Dervishi, ish Prokurori i Berishës, flet për 21 janarin; por nuk vë pikat mbi ‘i’

Postuar në 25 Janar, 2014 09:20

Fatos Dervishi, ish zv. Prokurori i Përgjithshëm në periudhën 1992-1997, njeriu i afërt me Sali Berishën në ato vite, dhe ai që u njoh si prokurori i çështjes “Nano”, ka dhënë një intervistë për Shqiptaren.com dhe aty flet edhe për çështjet e nxehta që kanë të bëjnë me zhvillimet e këtyre kohëve të fundit në Shqipëri. Flet konkretisht dhe për 21 janarin 2011. Publikimi i intervistës së tij është bërë me bujë, por në thelb nuk është se thuhen gjëra të mëdha. Ja ç’thotë ai për 21 janarin: “21 janari është një çështje shumë komplekse, ka shumë aktorë por dhe shumë veprimtarë aty brenda. Hetimi s’është gjë e thjeshtë, është e veshtirë. Ka shumë probleme që ndërthuren me njëra tjetrën, aktivitet paqësor që kthehet në aktivitet të dhunshëm. Hetimet nuk janë vetëm nga njëra anë. Ke veprime të policisë dhe Gardës, të turmës por dhe të organizatorëve. Duhet t’i marrësh të gjitha në kompleks, jo vetëm në njërën anë, pasi nga ajo s’nxjerr asgjë.” Etj, etj.

Intervista është interesante, megjithatë, për ata që e ndjekin politikën shqiptare prej kohësh. Mund ta ndiqni të plotë në linkun http://www.shqiptarja.com/home/1/fatos-dervishi-berisha-burg-p-r-21-janarinvet-m-po-u-soll-n-prova-197622.html

Re.Pu.

Comments

Submitted by Carli (not verified) on

C'kemi Toso ? Mire nga USA?

Aman me qafsh je gjakosur ndonjehere me Zef Brozin ne Amerike si ne 95 ne Prokurorine e Pergjitheshme ?

Nese jo,zihuni e gjakosuni se nuk ju ndan kush si ketu.Ti e di qe ky eshte vend i poshter e s'te lene as zihesh e as te vritesh

Submitted by Anonim (not verified) on

Ndoshta nuk duhet fajesuar media pse interviston nje sherbetor pavlera njerezore dhe profesionale si ky Dervishi.

Lexuesit nuk e meritojne tu serviren "mendimet" e Dervishit.

Submitted by Amerikani (not verified) on

Jam dakort mendimet e komentuesve me larte. Dervishi eshte nje njeri dhe avokat medioker, nivel i ulet kulturor dhe profesional, dhe arrogant. Nuk meriton te shpenzohet as edhe nje minute te lexohen mendimet e tij apo ti jepet kjo hapesire ne shtypin shqiptar. Boll mediokritet ka brenda vendit. Nuk eshte e nevojshme dhe ta sillni dhe nga jashte. Pershendetje!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.