Lëvizja pa viza, kreu i policisë, Didi: “Po shfrytëzohet për trafiqe. Shqipëria vend origjinë”

Deri më tani qeveritë shqiptare përgjithësisht kanë bërë të vetin, opsionin se Shqipëria është një vend transit për trafiqet. Por sot, kreu i policisë shqiptare, Artan Didi, në një seminar për këtë çështje, organizuar nga OSBE-ja, ka pohuar të kundërtën, pra se Shqipëria është një vend i origjinës, sidomos për trafikun e qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin. “Shqipëria vazhdon të jetë vend origjine për trafikimin me destinacion vendet e rajonit. Vajzat shqiptare shfrytëzohen për shërbime seksuale. Mënyra tradicionale është ofrimi i punëve si valltare dhe më pas përfshirja në rrjet prostitucioni. Rekrutimi bëhet në rrugë të ligjshme duke shfrytëzuar liberalizimin e vizave. Të miturit shfrytëzohen kryesisht për lypje. Trend në rritje është edhe shfrytëzimi i shtetasve të huaj për punë. Në dy raste shtetas nga Filipinet janë sjellë në Shqipëri nëpërmjet Kosovës dhe shfrytëzohen për punë. Trafikantët nuk përdorin më dhunë fizike për rekrutimin e viktimave. Në pjesën më të madhe bëhet marrëveshje mes viktimës dhe shfrytëzuesit për të ndarë fitimet me njëri tjetrin”, ka thënë Didi. Ndërkohë zv. ambasadori i OSBE-së, Robert Ëilton ka nënvizuar nevojën e identifikimit të viktimave dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve.
s.z
Comments
ku paskan qene keta rilindsa
<p>ku paskan qene keta rilindsa qe tani duan te na heqin edhe vizat....ska thene kot populli, po nuk ua **** nenen, nuk te thone babe....kerkuan enver, enver gjeten...rofte izolimi nen drejtimin e partise dhe shokut rama</p>
Dmth. sipas Didit nuk ka
Dmth. sipas Didit nuk ka kuptim te hyhet ne BE se kjo do ti lehtesoje edhe me teper punen trafiqeve. E pastaj Rama thote se fajin e kane ekstremistet qe nuk na duan ne BE. Ky e meriton lavderimin ne stilin tahirian: Bravo cuno!
o Drejtor lujle lejmon.... !
<p>o Drejtor lujle lejmon.... ! Edhe njehere qe eshte Saimiri me grip, ti e djallos fare! Fjalet e tua zere se i tha BE dhe ftkup prite kur te rivendoset rregjimi vizave. Tamam si puna asaj "fol nje fjale o dhenderr - buall. me te vogel o dhenderr - gjilpere"<br />Ti je i mire per ndonje pengmarrje mer vlla ose bastisje!</p>
Add new comment