Vrasjet e 21 janarit. Hoxha: i pari ka qëlluar Ndrea Prendi; Mahmutaj: I pari ka qëlluar truproja i Berishës

Postuar në 21 Janar, 2014 07:57

Shtypi i sotëm i datës 21 janar, siç pritej, kish një fokus të veçantë mbi ngjarjen e tre viteve më parë, kur në bulevard u vranë nga forcat e sigurisë e nga gardistët katër protestues të opozitës. Por binin në sy dy dëshmi. Njëra e gazetarit Artan Hoxha, që do të mbahet mend si gazetari i parë që zbuloi nëpërmjet pamjeve filmike se autorët ishin gardistët. Tjetra ish e gazetarit Fatos Mahmutaj, që u plagos në atë protestë, dhe qysh prej asaj kohe është në Belgjikë, ku i është dhënë azil politik. Të dy dëshmojnë mbi atë që ka dhënë urdhërin në terren për të qëlluar me armë. Dhe janë dëshmi që ndryshojnë nga njëra-tjetra. Ja ç’thotë Artan Hoxha:

“Kam pasur dyshim të fortë se vrasjet ishin bërë me urdhër. Në kontaktet e para që kam pasur me efektiva të Gardës në ditët pas 21 janarit, ky dyshim nisi të forcohej. Deri sa jo shumë javë më parë, kam mësuar nga oficerë të Gardës që kanë qenë atë ditë me armë në dorë dhe kanë qëlluar mbi demonstruesit, se urdhri është dhënë nga komandanti i Gardës, Ndrea Prendi. Ai ka thirrur tre herë ‘zjarr, zjarr, zjarr’. Dhe ka qëlluar me armën e vet kur ka konstatuar se pjesa dërrmuese e kompanisë speciale nuk i është përgjigjur duke mos e zbatuar urdhrin. Për këtë shkak vrasjet kanë ardhur, jo nga ushtarët apo oficerët e thjeshtë të gardës, por nga shefi i shtabit i njësisë speciale Agim Llupo dhe vet komandanti i Gardës. I pari që ka reaguar duke kërkuar moszbatimin e këtij urdhri është Alfred Ahmetcenaj, komandant i njësisë speciale, dhe pas tij Agron Malaj, komandant i asaj që u quajt një ditë më pas grupi i zjarrit.”

Intervista e plotë e Hoxhës mund të ndiqet në linkun http://gazetadita.al/artan-hoxha-cfare-me-ka-rrefyer-nje-gar...

Ndërsa Fatos Mahmutaj ka një version tjetër:

“Ndrea Prendi nuk pranoi të qëllonte mbi qytetarët. Ndërkohë badigardi i Berishës e qëlloi Prendin me grushte, i mori pistoletën dhe qëlloi mbi njerëzit me atë armë. Pastaj ia ngeci armën Prendit dhe ky vazhdoi të qëllonte më tej. Këtë fakt e dinë gjithë shqiptarët, veç togave të zeza që firmosën pafajësinë e 21 Janarit (këta nuk duan ta dinë, jo se nuk e dinë).”

Intervista e plotë e Mahmutajt mund të lexohet në linkun http://www.sot.com.al/politike-intervista/flet-gazetari-i-pl...

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by ervini (not verified) on

<p>pra Hoxha ka dyshime. Per aq kohe sa i ka te tilla ti mbaje per vete ky palo gazetar teresisht i njeanshem. Kur ti ktheje dyshimet ne fakte le tja paraqese prokurorise dhe tja shpalose publikut qe ende nuk di te verteten por hamendesite e Hoxhes si dhe trukimet gazetareske. Sipas bindjes time Berishes i ngeci dopio gjashta ne dore(per fajin e vet kuptohet) por ajo qe ju gazetaret nuk me thoni eshte se vazhdon te mbahet i fshehte ai qe ja ngeci me cmimin e 4 te vrareve dhe nje Shqiperi jashte bashkimit europian.</p>

Submitted by Odin Murati (not verified) on

<p>Nuk ka shume rendesi kush qelloi i pari...kush urdheroi, kush beri grusht shteti e perdhunoi institucionet e shtetit, presidentin, prokuroren, opoziten e median....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.