S.B. shkruan në fb për 21 janarin: Ngjarja më e rëndë e shtetit këto 80 vjet

Në 80 vitet e fundit, pra nga viti 1934 e deri më sot, 21 janari 2011 është ngjarja më e rëndë në historinë shtetit shqiptar. E thotë këtë ish kryeministri Sali Berisha, i akuzuari “i luksit” për shkaktimin e katër viktimave të protestës së kësaj date, nga vetë familjarët e të ndjerëve. Berisha ka reaguar sot me një pasazh në fb, ku paralelisht me ngushëllimet e sinqerta “edhe një herë” për familjarët e viktimave, nuk harron të rendisë arsyet e vërteta, sipas tij, pse ndodhi kjo protestë, dhe armët e përdorura në të: Më 21 janar të vitit 2011 banditë të paguar sulmuan për 5 orë me bomba molotov, gur, hunj, eksplozivë, selinë e Këshillit të Ministrave”.
Më poshtë mesazhi i plotë:
“Te dashur miq, tre vjet me pare Edvin Kristaq Rama ndermori sulmin e organizuar dhe te koordinuar kunder selise se Keshillit te Ministrave per marrjen e pushtetit me dhune. Ngjarja pati, sipas Edi Rames, si shkak "bllokun e Ilir Metes" por shkaku i vertete i saj ishte etja e pashuar e Edvinit per te marre pushtetin me dhune. Me 21 janar te vitit 2011 bandite te paguar sulmuan per 5 ore me bomba molotov, gur, hunj, eksplozive, seline e Keshillit te Ministrave.
Edi Rama komandonte sulmin nga kullat binjake duke pritur me nje megafon se do mund tu fliste shqiptareve nga ballkoni i zyres se kryeministrit. Forcat e Rendit dhe ato te Gardes se Republikes mbrojten me vetmohim dhe heroizem institucionet dhe rendin kushtetues. Ne perleshjet qe u zhvilluan ate dite pati kater viktima dhe dhjetera e dhjetera police, gardiste e qytetare te plagosur. Duke shprehur edhe nje here ngushellimet e sinqerta per viktimat, denoncoj 21 janarin si ngjarjen me te rende ne historine e shtetit shqiptar ne 80 vitet e fundit. Sb”.
a.k
Comments
Pse mos tallet Saliu?!

Pse mos tallet Saliu?!

Por mor i çmëndur por je ti i

Por mor i çmëndur por je ti i pari që duhesh të vihesh para ligjit për urdhin e vrasjes dhe të kalbesh në birucë dhe sa jetë të ka ngelur

Me kete kriminel te rrjedhur,

Me kete kriminel te rrjedhur, nuk duhet te merremi me , komente komente komente...ky duhet arrestuar dhe duhet varur.....ose duhet djegur sepse na kancerosi te tereve. kujton se shqiptaret nuk e dine qe ky i vrau e i preu pas shpine ato kater qytetare me 21 janar dhe sa e sa te tjere para tyre. Ky gjakatar idiot luan rolin e te paditurit akoma nuk e ka kuptuar...me demek, qe populli i dhjeu ne koke ...po vazhdon si donkishoti te luftoje me fecebook kundra mullinjeve te eres...Edi Rama fitoi dhe po perpiqe,t si asnje nga keta horra qe populli i dhjeu ne koke ne qershor, te beje shtet e te ktheje nderin e shqiperise, Edin ky kriminel e quan te etur per pushtet dhe krimin e tij , VRASJEN kerkon t'ja mveshe Edit....populli qesh sepse nuk ka c'ben tjeter ne nje kohe qe deshiron ta shohe te varur...por krimineli per te siguruar veten dhe familjen e tij te lyer me gjak e krim, beri lemsh shtetin e sidomos drejtesine keshtu qe do pak kohe sa te pastrohet sistemi i drejtesise nga plehrat dhe te hiqet gomari president...pastaj le ta perdore facebookun ne biruce . Te zente gjaku i 4 te vrareve pas shpine nga dora jote or ditezi...te zente gjakui gjithe te vrareve te 1997 or etalon i se keqes.....

Nuk paska asnje njeri qe e

Nuk paska asnje njeri qe e do sinqerisht kete njeri?

Po te kish dike qe vertete ta nderonte dhe ta donte sa me te respektuar, do duhej ta keshillonte te heshtete...

Eshte se paku ideatori i sulmit mbi te njejten ndertese, kur kryeminister thuhej se ish Fatos Nano, dhe tani e "harron" kete fakt, duke e kerkuar rastin e pare thelle ne historine e Mbreterise shqiptare, per te bere me faj kohen tjeter, ate qe e kane mesuar ta urrej si komunist.

Nano nuk u ballafaqua asnjehere per lenien ne dore te turmave te Zyres Nr 1 te Shtetit, thjesht se ai kurre nuk u be dot esell si shtetar; As rivali i tij, Sali Berisha nuk u thirre kurre te pergjigjej per sulmin me te dhunshem te ndodhur ndonjehere mbi Ndertesen qe kur u kthye vete si kryeminister, me 2011, e shnderroi ne Kulle.

Ne pervejtorin e asaj qe ndodhi, ky njeri grricet vete, shprehet ne ate fare menyre qe pa dashur e shliron opoziten e djeshme, maxhorancen e sotme, nga cdo lloj pergjegjesie qytetare e politike qe mendjet e ftohta dhe diplomatet e huaj investuan ta madhonin per hir te kronologjise se mbrujtjes se krimit te nevojshem.

Ky njeri ua privon cdo te drejte atyre qe preken e ndjehen te fyer kur u cenohet simboli i shtetit te tyre, dhe kerkon ta transferoj tere fajin tek rivali i tij politik dhe tek turma, edhe tashme, kur u verifikua qe ne shesh kunder tij ishte me shume se gjysma e shqiptareve.

Pasi pengoi ushtrimin e Ligjit dhe te Drejtesise per krimet qe ndodhen, Sali Berisha, jo vetem qe nuk shkoi ndermend doreheqjen e tij ose se paku te Ministrit te Brendshem, por kerkon qe te shpallet i paster dhe i pafajshem, madje i lenduar, a thua luan me nervat e njerezve apo sikur ua kerkon me domosdo gjykimin edhe atyre qe shkuan ndermend ta neglizhojne si te dorehequr.

Add new comment