Shënim: Çfarë ofron Basha?

Kreu me letra i PD-së, Lulzim Basha po mban takime në bazë në kuadër të zgjedhjeve në parti. Dhe gazetarët heqin shumë për të raportuar atë që ndodh në takimet e tij, pasi në fakt nuk ndodh asgjë. Fjalimet e tij janë janë bosh, dhe gjuha e tij është ajo e një aparatçiku të belbët e të mërzitshëm. Dje ishte në Kavajë, dhe lexoni se ç’ka thënë atje (marrë nga Mapo):
“Këtu në Kavajë është vendi i duhur për mua, të pohoj edhe një herë vlerat e pakrahasueshme të lirisë dhe njëkohësisht të nënvizoj direktivën për një analizë objektive dhe profesionale, në procesin e zgjedhjeve që po hapim, pa disfatizëm, pa harakiri, pa mbyllje sysh e gojësh, pa gjueti shtrigash, por dhe pa oportunizëm të sëmurë, për shkaqet e rezultateve, shkaqet e rrudhjes, për shkaqet e spostimit të një pjese të elektoratit tonë drejt kundërshtarit. Ç’ka ndodhur!? Pse? Çfarë duhet të bëjmë që të rikuperojmë!? Jam i bindur se demokratët e Kavajës do të na japin një leksion për të gjithë PD-në, do të dinë të evidentojnë përgjigjet e sakta, më të drejtat, do të dinë të dallojnë arsyet brenda nesh, që varen vetëm nga ne, dhe arsyet jashtë nesh, ato që nuk varen vetëm nga ne, siç janë mashtrimet elektorale dhe shitblerja e votës nga kundërshtarët tanë… Në këtë kontekst, ju ftoj të gjithë ju anëtarëve të PD-së, këtu në degën e Kavajës, t’u jepni edhe në këtë sfidë shembullin tuaj, demokratëve anembanë, për të rimarrë, përqafuar e shndërruar në mendësi, formë dhe normë të funksionimit të Partisë Demokratike, kulturën e respektit dhe vlerësimit të çdo kontributi, që nga dita e parë e themelimit të saj; kulturën e gjithëpërfshirjes në çdo diskutim dhe vendimmarrje, si shprehje e demokracisë së re pjesëmarrëse, që ne si Parti Demokratike duam të zhvillojmë në rrafshin kombëtar; kulturën e diskutimit të lirë, dialogut, tolerancës, mirëkuptimit dhe solidaritetit në hapësirën e gjerë… Historia e re e Partisë Demokratike ka njohur shembuj shumë domethënës të takimit, kthimit, pranimit dhe ndarjes sërish të përgjegjësive me ata që kthehen. E gjithë kjo, duke u nisur nga një arsyetim i shëndoshë, se partia është gjithnjë një institucion më i gjerë se individi, se si në aktin e kthimit, edhe në aktin e pritjes krahëhapur të atij që mund të kthehet, ka një ndjesë reciproke, njerëzore, të nënkuptuar. Kultura e respektit, ribashkimit dhe hapjes për të cilat kemi diskutuar në vazhdimësi e në veçanti gjatë këtij turi, duhet të përfshijë të gjithë strukturën e partisë, nga baza në qendër, por më lejoni të veçoj sot degët e rretheve, ku shoh se si në këtë sallë ka themelues, drejtues apo anëtarë që nëpër vite kanë përjetuar një farë ftohtësie me partinë, ftohtësi që distanca vetëm e rrit. Duke lançuar bashkimin, hapjen dhe kthimin, unë u them atyre, u them të gjithëve, në emër të demokratëve, se Partia Demokratike është partia e gjithë demokratëve, të çdo periudhe dhe brezi… Ky kryeministër, siç ka marrë pushtetin, ka marrë dhe arratinë me egoizmin e tij. Nuk pyet as për transparencë, le pastaj për konsultim, as për llogaridhënie reale apo të tjera vlera e parametra të demokracisë… Gjatë gjithë dhjetorit, kur po diskutohej paketa fiskale dhe projekt-buxheti, nuk denjoi të zhvillonte asnjë konsultim me sipërmarrjen. E injoroi sipërmarrjen, e ofendoi duke e akuzuar se ka paguar para nën dorë, prandaj po ia rrit taksat. Tani që e bëri fakt të kryer projekt-buxhetin, me një cinizëm të dyfishtë, mbledh sipërmarrës dhe u mban fjalime e monologje, pa harruar t’i ofendojë përsëri në mënyrën me të paskrupullt… PD-ja është gati të marrë përgjegjësitë e mbrojtjes dhe shpëtimit të vendit e demokracisë nga papërgjegjshmëria e kësaj qeverie.”
Jeni në gjendje të kuptoni nga ky fjalim se çfarë ëhstë ajo që ofron Lulzim Basha?
M.N.
Comments
Ne Kavaje mor Zotni idjot te

Ne Kavaje mor Zotni idjot te japin uje ne bisht te luges. E mer vete vesht se cdo me thene. Kaq shume te urryer u bete sa qe i detyruat kavajsit qe tja japin voten nje liliputi qe nuk ka bere as te mesme dhe kaqene burgaxhi. Keni vene nje kryetar partie ne Kavaje qe ne moshen 25 vjecare ka dale per here te pare ne qender te kavajes. Mjafton te perifrazoj fjale per fjale se cka komentuar per monumentin e shemtuar te demokracise ku thote: ...Me gjokset tona do ta mbrojme...dhe eshte i vulosur se cfar kapaciteti e idioti eshte. Me thuaj nje deputet te kavajes qe del ne rruge jo te takoj njerzit e te beje llogje kavaje, por te ulet e te pije kafe ne lokalin me te humbur te qytetit. Kush: Sali Berisha, Astrit Patosi, Luan Skuqi, Galip Ramadhi, Halit Shamata e te tjere bira kurvesh e klysha shkerdhatash ekzekutive te qytetit qe jane po ato fytyra te superdegjeneruara qe kavaja i urren. Duhet te jesh shume idjot Lulzim Basha qe nuk e kupton realitetin. Ligjin ne kavaje e benin badat e Sali Berishes dhe tani e bejne bandat e Edi Rames.

O Mustsfa ! Ti mendon se edhe

O Mustsfa !

Ti mendon se edhe vete Lulja e kupton se fare ka thene . Ai thjesht rrotullon gjuhen neper goje. Ka edhefatin e madh qe dhe shumete maxhorances perdorin te njejtin stil dhe ne ngelim me gisht ne goje se nuk dime nga t'ia mbajme.

Do shkoj Lala n´Kavaj Me lot

Do shkoj Lala n´Kavaj

Me lot me lot do qaj.

Do shkoj lala n´Tiron

Si Dashi me Kumon.

E çfarë mund të presësh nga

E çfarë mund të presësh nga një njeri ordinerë

Add new comment