Shënim mbi lajmin e fundit: Mos!...në ekran një Laura tjetër!...

Postuar në 18 Janar, 2014 13:00

Para pak minutash doli në konferencë për shtyp zëvendësministrja e Brendëshme, Elona Gjebrea, për t’iu kundërvënë akuzave që vijnë nga PD-ja, se Ministria e Brendshme manipulon shifrat dhe fsheh krimet. Në atë moment nuk isha përballë televizorit, por nga një aneks i shtëpisë dëgjoja vetëm zërin. Mu duk krejt si i Laura Vorbsit, por më ngatërronte sensi i kundërt dhe optimist i ligjëratës. Kur dal, ç’të shoh? Shoh një grua, domosdo simpatke, të cilën titrat e televizorit e prezantonin si zëvendësministren e Brendëshme të Republikës së Shqipërisë. Menjëherë fshiva sytë. Mos, thashë, tëpkë Laura! S’na u ndanë këto Laurat. Kështu do të bëjnë edhe këta, mendova. Si, thosha dhe mundoja veten, ky Tahiri nuk e vret një çikë “tuqen”, siç thonë nga ana e tij, të gjejë një mënyrë tjetër komunikimi me qytetarët, jo aq identike, jo aq brutale dhe aq të pacipë si ajo që kemi dëgjuar nga podi i PD-së.

Tani po i drejtohem drejt ministrit:  Boll kështu, o Saimir, të paktën edhe për një gjë tjetër, atë që asaj Laurës së PD-së nuk i ke lënë gjë pa thënë, vetëm se fliste kështu...si zëvendësja jote. Hiqni dorë, zoti ministër, nga këto mënyra komunikimi, me këto recitime që të ngrejnë nervat!

Z. Hoxha

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Mund te dihet te pakten ca tha Elona apo mjafton te dime qe terbon testosteronin e zotit Hoxha ? Pa ofendim po fizikisht krahasimi nuk qendron , Laures mund t'i shash c'te duash per aspektet e tjera po nga paraqitja s'e ka shoqen . Nderkohe qe zonja Gjebrea qenka nje grua e nderuar (me femije) gati 46 vjec , me afer me Rajmonda Bulkun sesa me Lauren qe eshte 28 dhe nderkohe qe e para eshte zv/ministre , e dyta eshte zedhenese e thjeshte . E vetmja gje e perbashket me sa duket eshte gjinia , prandaj mase do ishte e udhes te na thonit ku gjendeshin ngjashmerite e tjera per te kuptuar nese keni te drejte ose jo (per me teper emerimi i zv/ministres them se eshte me shume ne dore te KM sesa te Tahirit) -_-

Submitted by Bard (not verified) on

Me duket se edhe Respublica po ndergjegjesohet dalengadale per natyren e vertete te kesaj qeverie, dhe ky mund te konsiderohet nje hap i madh tani qe te gjitha forumet mediatike, perfshire edhe ato qe deri dje i benin fresk Berishes, i jane versulur tortes se pushtetit te ri, kush e kush te marri ndonje cope. Dakort qe largimi i Berishes ishte nje arritje madheshtore, por kjo nuk i takon qeverise, por 1 milion qytetareve qe votuan majtas ne 23 Qershor. Tani eshte koha te hidhen hapa te tjere dhe ngutshem. Kjo qeveri duhet ta ndjeje ne shpine peshen e vullnetit te publikut ne cdo vendim qe merr. Duhet te kuptoje me ne fund qe me propagande e retorike e sekretare te denja per Playboy nuk ushqehet me njeri.

Submitted by aqif_kopertoni (not verified) on

Nuk e morem vesh kete Hoxhen, si mund ta bejme krahasimin ne te tjeret, kur nuk ka cituar aspak cfare ka thene kjo zv.ministrja?  z. Hoxha, mesa shof ju nuk qenkeni larg nga ato qe kerkoni tek te tjeret, megjithese edhe Respublica ku i kishte syte kur e lexoi kete koment qe na e postoi si ndonje lajm esencial!

Submitted by RP (not verified) on

Ky shkrim s'ka gjekundi sens.zv.ministrja qe del vete e flet eshte fakt pozitiv,shkruesi Z.H.nuk analizon cfare tha drejt apo ,jo,ai thjesht keshillon Sajmir Tahirin te mos nxjerre zv.ministren ne konference shtypi, sepse kjo i kujton Lauren Z.H.,aq me keq kur s'ngjan me Lauren.

Submitted by Antonios (not verified) on

Nga u shpif dhe ky Z.Hoxha me article ?! ( I qenka djegur gjella ne aneks te kuzhines mesa duket!).

Hane Shane e hane Bagdat...Me afer qenka Laura me Respublican sesa ne me zevensesministren...Njesoj si te krahasojme ngjashmerine e Nanos me Paloken !Jo fizikisht po ligjeraterisht. (Kot ja keputa sic ja keputi kot Zeneli)

Boll me skupe se nuk na e skuqe po na e nxive me cilesine e informacionit te ofruar...

Keshtu ndodh gjithmone kur do te behesh me gjasme si i pavarur,me gjasme sikur u bie te dy kraheve,me gjasme...anipse ja fut vetes.

Dufi qytetar ka filluar te shprehet pa pengesa i cliret,i virgjer,pa teklif,..ndersa ju vazhdoni te rremoni urithlleqe...Si Zaloshnja qe kryente sondazh nga data 7-13 dhjetor per barometrin dhe nxirrte konkluzione te sensibilitetit per dhjetorin e janarin?!Ka bythe statistikore te rrije?!...Dhe vazhdon jo fjalim i gjate apo i shkurter...sepse ne per kete po vuajme...

Dilni nga oxhaqet bubulake me dru te prera pyjeve pa leje shfrytezimi,ngrihuni nga kolltuqet e ngohta te blera pa kupon tatimor,zbrisni ne baze me bilete autobuzi urban ku kermon era fukarrallek dhe shkruani per disnivelin e pagesave tuaja informale ne sherbim te interesit...

Submitted by Thanas Mustaqi (not verified) on

Z. Hoxha!

Krahasimi me zonjeshen Laura Vorpsi çalon. Nese PD-ja deklaron se jane fshehur ngjarje kriminale, eshte detyre e ministrise se Brendshme te jape sqarime. Zevendesministrja dokumentoi se pretendimet e opozites nuk qendronin. Kaq.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.