Edhe pse kanë kaluar 5 vjet nga inaugurimi i autostradës Kukës-Morinë, 7 ura janë ende pa përfunduar

Rruga e Kombit që vite më parë u konsiderua si investimi më madhështor dhe u përurua me propagandë të madhe dhe urgjencë para zgjedhjeve të 2009-s, realisht nuk ka përfunduar ende. Sipas projektit, shtatë ura në autostradën Kukës-Morinë duhej të bëheshin me katër kalime, por kanë ngelur me dy kalime, ndërkohë që blloqet e betonit të vëna në hyrje të tyre pengojnë automjetet që të mos bien në gremina.
Për dyfishimin e kalimeve në ura, qeveria e kaluar pati akorduar 10 milionë euro, dhe afati i përfundimit të tyre ishte viti 2011, por askush nuk di të thotë se kur ato do të përfundojnë realisht, pasi kontraktorët dhe nënkontraktorët duket se janë tërhequr. Mësohet se prej kësaj shume, shteti ka dhënë vetëm 300 mijë euro, ndërkohë që pjesa tjetër nuk është lëvruar, duke i detyruar ndërtuesit të braktisin punimet në pritje të lëvrimit të parave.
Zh.
Comments
Gjeja me e rende eshte ne
<p>Gjeja me e rende eshte ne fakt ndryshimi drastik ne cilesi ndermjet pjeses se Becthel-Enka, pra Rreshen-Kalimash, dhe pjeses tjeter. E di qe morren leke pa fund ata, po me mire te kishin marre/vjedh edhe ca te tjera dhe ta benin rrugen deri ne kufi se ka lezet. </p>
Add new comment