CEO i Plusit kundër Vodafone-it: Ka marrë pozitat dominuese

“Tregu ynë [i telefonisë celulare] përmban aktualisht një operator me pozitë dominuese që vetëm rritet dhe tre të tjerët që ose janë stabël ose po humbasin treg”. Kush e thotë këtë? E thotë në një intervistë për Shqipin Julien Coustaury, drejtori ekzekutiv i operatorit celular PLUS Comunication (në foto djathtas), dhe prapa “operatorit me pozitë dominuese” duhet të jetë kompania Vodafone. Ndërsa tri kompanitë e tjera që, sipas Coustaury-t, “janë stabël apo kanë humbur terren”, janë kompanitë e njohura: AMC, Eagle dhe Plus.
Është hera e parë që një drejtues i një kompanie celulare në Shqipëri ngre zërin kundër pozitave dominuese të njërit apo tjetrit, duke lënë të kuptohet një “luftë të maskuar civile” në atë treg. Vetë shtypi e media nuk para flasin mbi atë që ndodh në këtë treg, dhe arsyeja duhet kërkuar së pari tek një reticencë gazetareske përballë botës së biznesit në tërësi, dhe së dyti tek fakti që kompanitë celulare përbëjnë financuesit më të mëdhenj të mediave (nëpërmjet kontratave publicitare).
Intervista e plotë e CEO-s së Plusit gjendet në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/01/17/plus-tregu-celular-...
Re.Pu.
Comments
Mediat nuk kane folur kurre

Mediat nuk kane folur kurre jo vetem per kete, por as per faktin qe shqiptaret jane grabitur sistematikisht nga keto kompani celulare per vite tera me tarifa telefonike shume me te shtrenjta se ne çdo vend tjeter ne rajon.Gazetat e televizionet jane te gatshme te hedhin poshte apo te ngrejne lart sipas interesit te financuesve krahe te ndryshem te politikes, por kur vjen puna per te folur per nje krim ekonomik masiv heshtin. Por nuk eshte vetem media qe hesht. Jane te gjitha instancat politike e shoqeria civile qe hesht. Keni degjuar ndonje deputet apo minister ta ta trajtoje ndonjehere kete çeshtje? Dhe pastaj rrine e bejne pyetje perse qytetaret nuk ngrihen ne protesta per kete apo per ate çeshtje!- Ja pra perse, se e gjithe elita e ketij vendi eshte e korruptuar e e lidhur koke e kembe me interesa ekonomike, dhe keta iniciojne protesta e aksione publike vetem kur u preken interesat e tyre private.

Ky eshte problemi, qe duhet

Ky eshte problemi, qe duhet ndjekur prej kujtdo qe shqetesohet per gjera konkrete.

Kur shtypi e media heshtin, eshte me keq se kur ben kompromise politika.

Sa here qe Pozita dhe Opozita dhe deputetet diskutojne per pagat, shperblimet, honoraret qe marrin si antare

te Komisioneve, nuk grinden, bjene dakord, a thua sikur ndajne paret qe dalin prej puneve e kontributebe te tyre.

Qytetaret duhet te kujtohen se jane paret, djersa, kontributi dhe e ardhmja e tyre.

Hajdutet behen bashke kur vjen radha e plaçkes qe ndajne pas betejes me popullin, ne emer te cilit flasin...

Kur heshtjes se tyre i bashkohet heshtja e shtypit dhe medias, kjo tregon qe amoraliteti dhe imoraliteti, mezi

dallohen nga njeri tjetri, dhe eshte ne rrezik te kthehen ne moral publik.

Nese nuk ndjehen, nese nuk protestojne, nese nuk ngrihen, mbetet qe te gjithe te vjedhin, nga sa te mundin,

ku te mundin, pra vjedhja e korrupsioni shnderrohen ne sport kombetar.

Monopolet lindin prej interesash te ngushta, te ndokujt, por kthehen ne sundim afatgjate, kur arrijne te

heshtin institucionet publike, shteterore dhe ato civile.

Kompania ne fjale eshte nje

Kompania ne fjale eshte nje shembull konkret i bizneseve qe u ngriten dhe u perkrahen politikisht me qellimin e vetem ate te perfitimit te nje grupi te kufizuar e te vecante njerezish. Ne vend qe te rregullohej tregu qe do sillte perfitim per cdo shqiptar u zgjodh te shtohej nje operator i katert, nje treg relativisht te vogel, kur rajoni pergjithesisht operon me tre licensa. Kuptohet fare mire qe licensa e katert nuk solli ndonje liberalizim te tregut, konsumatoret shqiptare jane deshmitare per kete. Uljet e tarifave u pasqyruan vetem pas hyrjes ne treg te operatorit te trete, me operatorin e katert u vendos nje status quo e bezdisshme, ku dhe marreveshja e shumevonuar nga ana e qeverise se portabilitetit te numrit duke se favorizonte te sapoardhurit. Jo krejt rastesisht ishim vendi i fundit ne Ballkan qe leshuam licensen per teknologjine 3G ne fund te 2010, kjo faktikisht shenoi dhe fundin e status quos, ku me te dhjamosurit kishin se cfare te shpenzonin. Me nderrimin e pushtetit u zbeh dhe arroganca e kompanise qe merrte kontrata institucionesh publike e shteterore thjesht me urdher. Dhe me skeptiku mund te kuptoje qe nuk ka ndonje konspiracion per fundosur x e per te ngritur y, por eshte nje tjeter histori korrupsioni i nje grupi manipuluesish me mbeshtetje politike qe ngriten nje biznes me qellim grabitjeje te publikut. Business as usual in Albania!

Cfaj kane keta kur gjejne

Cfaj kane keta kur gjejne popullin qe blen akoma karta celularesh me cmime kaq te larta???

Te ndodhte kjo ne nje vend tjeter, populli do ishte indinjuar, nderkohe tek ne se can njeri koken.

Po si cdo biznes tjeter ne
Po si cdo biznes tjeter ne Shqiperi, gjej shesh e bej pershesh. Nga ana tjeter dhe shqipot qe rrojne vetem per tu dukur e per te shitur pordhe, nuk i bejne e skane per ti bere ndonjehere llogarite mire.
Cudi e madhe me ne

Cudi e madhe me ne shqiptaret. Ky zoteria paralajmeron per monopol, ne vrasim mendjen sa operatore duhen ne treg etj etj. Nuk me duket cudi per monopol ne rastin e vodafonit me thene drejten. Kaq monopol sa nuk e can koken njeri qe ka apo s ka cilesi sinjali, tirana re tmerr fare nje here. Nuk e vret njeri mendjen si ka mundesi qe paska nevoje per kaq shume reklama nga mengjesi deri ne darke, miliona e miliona te shpenzuara. Kujt i drejtohen, kur paska shumicen derrmuese te shqiptareve. Apo si ka mundesi qe ka blere licensa 3G per 30 million a me shume, sa ishte. Kjo qe po thote ky zoteria, drejtori plusit, eshte alarmante, dmth kemi rrezik te kthehemi si para 15 vjetesh ne monopol? E tmerrshme!

Add new comment