Për kë po vriten shqiptarët në Siri?

Postuar në 17 Janar, 2014 06:18

Pjesëmarrja e shqiptarëve në luftë në Siri nga media e shkruar dhe ajo vizive shqiptare dhe botërore po shihet si një shqetësim jo i vogël. Edhe sot shtypi i ditës e trajton me forcë këtë temë. Na u duk me interes sidomos shkrimi me autor Fahri Xharra në gazetën Shekulli, ku ndër të tjera shkruhet:

 “Jemi dëshmitarë të një dukurie e cila na bën që si komb të jemi më larg botës së civilizuar. Jo pse ata na largojnë, por ne po ia kërkojmë vetes këtë largim nga e vërteta pa të drejtë ankese dhe pa të drejtë arsyetimi ndaj brezave që do të vijnë. Po për kë? Po, për ç’ka? Për cilin atdhe? Pse jemi aq të lehtë që të rekrutohemi? Për kë? Kush po na rekruton? Çfarë lakmie e dreqit të mallkuar, na shtyn që të lidhemi më forcat më të errëta e më të urryera të botës? Ku janë fajet? Duhet të dihet një gjë. Krejt propaganda fetare është në duart e Serbisë. Të vetëdijshëm apo jo, me para apo pa to, të gjithë jemi në kurthin e atyre që të ardhmen tonë e shohin ndryshe e jo ashtu se si e duam ne. Ne vetëm jemi duke i shkuar mbrapa një të papriture, e cila do të na kushtojë shumë shtrenjtë. Brezat kanë për të na mallkuar”.

Në fund shkrimi mbyllet me pragrafin e mëposhtëm:

“Nuk po kam zë më shumë që të thërras e të kthjelli mendjen e mykur e të shitur të atyre që nuk janë të vetëdijshëm për veprën e madhe të shqiptarëve në shpëtimin, në kohë të duhur të popullit historikisht të përndjekur, hebrenjve të cilët gjetën strehim në tokat iliro-shqiptare gjatë shekullit të dytë para Krishtit, në shekullin XVII-të, hebrenjve të ikur nga Inkuizicioni në Spanjë dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

I plotë shkrimi në linkun: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=38586&kat=86

Zh.

Comments

Submitted by fahriu (not verified) on

<p>Po ju, fanatikun katolik fahri xharra gjetet per te na bere moral per shqiptaret e sirise? Edhe ky sikur ata eshte, por I kampit tjeter, atij te Vatikanit.</p>

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Jihadistet qe shkuan ne Siri gjoja per clirimin e Kalifatit te SHamit u perdoren si mish per top nga qeverite e te dyja vendeve, Kosove dhe Shqiperi me bekimin e Shteteve te Bashkuara qe akoma i armatosin keta terroristet, perfshi ketu edhe qeverine e Erdoganit. Ne kete mesele nuk ka te bej fare Serbia por kosovaret si Fahriu per cdo te keqe fajesojne kete te fundit dhe nuk shohin e dallojne kur shikohen para pasqyres se jane e keqja e vetvetes, duke ja nisur nga Qeveria e tyre &#39;&#39;kukull&#39;&#39; tek mediat dhe &#39;&#39;publicistet&#39;&#39; e rangut te tij qe ksenofobine e kane per &#39;&#39;kulture dhe civilizim&#39;&#39;. Keta bashibozuke kurre nuk e drejtojne gishtin nga padroni i tyre ne Perendim qe e ka kthyer Kosoven ne katrahure dhe njerezia po tju hapet kufiri e kishin braktisur kete province qe ne kohen e Serbise nuk kishte as prapambetje dhe as varferi e korrupsion.&nbsp;</p><p>Shkrimet e Xharres i takojne rangut te &#39;&#39;civilizimit&#39;&#39; kosovar, e kam fjalen nga llogjika sepse i afrohen nje ritardizimi te papare. Serbia nuk ka gisht ne kete pune por ata qe e nisen dhe akoma e furnizojne kete terrorizem ne Siri.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.