Dule: “Grekët janë 10% e popullsisë në Shqipëri”. Një deklarim që duhet ballafaquar me numrin e votave të partisë së tij

Postuar në 16 Janar, 2014 11:44

“Omonia” deklaron se në Shqipëri 10% e popullsisë janë me kombësi greke. “Vizion Plus” ka përcjellë sot një aktivitet të zhvilluar në Derviçan të Gjirokastrës, nënkryetari i Parlamentit që është edhe kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka deklaruar se regjistrimi i bërë nga organizata “Omonia” është realist dhe larg shifrave e pavërteta të Censusit 2011. Gjatë nje aktiviteti në Derviçan të Gjirokastrës, për 23-vjetorin e krijimit të “Omonias”, zoti Dule shprehu problemet që shqetësojnë sot minoritetin grek, si mungesa e teksteve në shkolla dhe numri i ulët i të punësuarve në administratën publike. Deputetë grekë pjesëmarrës në aktivitet, shprehën mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE, kundrejt detyrimeve për minoritetin grek”, shkruan VP. Është interesant ky qëndrim konstant i Dules, sepse vit pas viti, sa herë ai ose ndonjë tjetër funksionar i partisë së tij ngrenë shqetësime të tilla, aq më keq reflektohen ato në rezultatet elektorale të PBDNJ-së. Çudi se përse një pjesë dërrmuese e minoritarëve grekë votojnë rregullisht një parti shqiptare si PS-ja përpara se të japin votën për Dulen.

s.z

Comments

Submitted by Diferenca, pa Moral (not verified) on

Duket se Greqia ballkanike e mori ne dore

dhe nisi te ushtroj pushtetin si Drejtuese e Europes!!!

Diferenca reale eshte nje cike me ndryshe: greket jane minoritet edhe ne Greqi.

Zoti Dule duhet te shqetesohet per te drejtat e tyre, kudo ku jane.

Ja edhe pak, Shteti Shqiptar eshte duke Rilindur, dhe gjerat do zene vendin qe u takon.

Submitted by Anonim (not verified) on

hahahahhahaha...i madh Dule,10% hahahahahahahaha...

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Z.Dule, gjeni sa perqind jeni ne Greqi se nuk ju dalin mire hesapet as atje, dhe lerini keto statistikat me email.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.