Ekipi në pozitën më të rëndë të 23 viteve, tifozët e Tironës fajësojnë kryebashkiakun Basha

Tirana ndodhet në vendin e fundit të Superligës së futbollit shqiptar. Kjo renditje e paprecedentë që i bën të druhen se ekipi mund të pësojë kalvarin që vuajti Partizani për vite të tëra dhe tani Dinamo, ka bërë që mbi 100 tifozë të ekipit të protestojnë pasditen e sotme për gjysmë ore para bashkisë së kryeqytetit. Tifozët kanë akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, si njeriun që ka prishur ekipin e futbollit. Bashkia ka në pronësi klubin, i cili sot ndodhet në pozitën më delikate të këtyre 23 viteve.
“Basha ti shkatërrove ekipin e futbollit”. “Basha mbaji premtimet e bëra”. “Basha të zgjidhë krizën e ekipit të futbollit”, janë disa nga parrullat që kanë hedhur tifozët gjatë protestës së tyre. Asnjë zyrtar i Bashkisë së Tiranës nuk ka dalë që t’i takojë ata, ndërkohë që mediat njoftojnë për një përplasje të shkurtër me policinë e kryeqytetit.
a.k
Comments
Pse prisnit ndonje mrekulli
<p>Pse prisnit ndonje mrekulli nga hajduti ju?</p>
Cfaj kane bashkite.Fajin e ka
<p>Cfaj kane bashkite.<br />Fajin e ka vilajeti i Dukes (federata), vet ekipet si dhe ne tifozet. Ne jemi popull pa kulture sporti. Kur te gjejme kulturen, ateher do permisojme dhe ekipet.</p>
Mos u lodhni kot. Shtresa
<p>Mos u lodhni kot. Shtresa politike nuk ka interes per kete. Ata duan te zhdukin indentitetin e qytetareve autoktone te Tiranes, duke larguar nga publiku simbolin me te rendesishem te ketij komuniteti indigjen, i cili po shkon drejt fatit te gjithe popujve te kolonizuar qe behen minoritet ne token e tyre (pyesni indianet e Amerikes). Dilni sot rrugeve te Tiranes. C'gjeni? Me kuc e me mac, me maje e me fushe, gjithe Shqiperia nga Vicitoli e deri ne Vuno, jane turrur te gjithe ketu, dhe bejne si shefa ne shtepine e tjeterit. Ku ka si Tirona, plako, po po, po nuk ka me Tirona. </p>
Add new comment