Ekipi në pozitën më të rëndë të 23 viteve, tifozët e Tironës fajësojnë kryebashkiakun Basha

Postuar në 14 Janar, 2014 15:48

Tirana ndodhet në vendin e fundit të Superligës së futbollit shqiptar. Kjo renditje e paprecedentë që i bën të druhen se ekipi mund të pësojë kalvarin që vuajti Partizani për vite të tëra dhe tani Dinamo, ka bërë që mbi 100 tifozë të ekipit të protestojnë pasditen e sotme për gjysmë ore para bashkisë së kryeqytetit. Tifozët kanë akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, si njeriun që ka prishur ekipin e futbollit. Bashkia ka në pronësi klubin, i cili sot ndodhet në pozitën më delikate të këtyre 23 viteve. 
“Basha ti shkatërrove ekipin e futbollit”. “Basha mbaji premtimet e bëra”. “Basha të zgjidhë krizën e ekipit të futbollit”, janë disa nga parrullat që kanë hedhur tifozët gjatë protestës së tyre. Asnjë zyrtar i Bashkisë së Tiranës nuk ka dalë që t’i takojë ata, ndërkohë që mediat njoftojnë për një përplasje të shkurtër me policinë e kryeqytetit.

a.k

Comments

Submitted by Pema (not verified) on

<p>Cfaj kane bashkite.<br />Fajin e ka vilajeti i Dukes (federata), vet ekipet si dhe ne tifozet. Ne jemi popull pa kulture sporti. Kur te gjejme kulturen, ateher do permisojme dhe ekipet.</p>

Submitted by Rob (not verified) on

<p>Mos u lodhni kot. Shtresa politike nuk ka interes per kete. Ata duan te zhdukin indentitetin e qytetareve autoktone te Tiranes, duke larguar nga publiku simbolin me te rendesishem te ketij komuniteti indigjen, i cili po shkon drejt fatit te gjithe popujve te kolonizuar qe behen minoritet ne token e tyre (pyesni indianet e Amerikes). &nbsp;Dilni sot rrugeve te Tiranes. C&#39;gjeni? Me kuc e me mac, me maje e me fushe, gjithe Shqiperia nga Vicitoli e deri ne Vuno, jane turrur te gjithe ketu, dhe bejne si shefa ne shtepine e tjeterit. Ku ka si Tirona, plako, po po, po nuk ka me Tirona.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.