Mbyllen ambasadat tona në Zagreb, Pogdoricë e Sarajevë. Në këtë të fundit, ministri qenkësh konfliktuar me ambasadorin

Gazeta Panorama njofton se ministria e Punëve të Jashtme është duke përgatitur draftin për mbylljen e tri ambasadave, në Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë- Hercegovinë. Këto ambasada mund të konsiderohen të falimentuara që tani, thotë gazeta, pasi buxheti që ministria ka akorduar për to nuk i kalon të 400 mijë eurot. Në Sarajevë ambasada funksionon vetëm me ambasadorin, në Zagreb dhe në Podgoricë funksionojnë me ambasadorin dhe dy punonjës të tjerë. I pyetur nga “Panorama”, zëdhënësi i kësaj Ministrie, Glevi Dervishi, tha se “është duke u vlerësuar puna e Ambasadës sonë në Sarajevë”, duke mohuar mbylljen e dy ambasadave të tjera, atë në Zagreb dhe në Podgoricë. Nga ana tjetër, gazeta ka zbuluar se një arsye e fortë për “Sarajevën” është konflikti që paska patur ministri Bushati me ambasadorin Flamur Gashi (foto). Në rrënjë të përplasjes qëndron fakti që Gashi është takuar personalisht me funksionarin e lartë të Departamentit të Shtetit Jonathan Moore dhe ish ambasadorin Wisner, para se Moore në vinte për vizitë zyrtare në Tiranë.
a.k
Comments
ambasada ne mal te zi nuk

ambasada ne mal te zi nuk duhet mbyllur,per shkak se aty ka shqiptare dhe eshte vend kufitar.le te mbyllin ate ne poloni ose ne ndonje ne afrike.

Eshte skandal te mbyllesh

Eshte skandal te mbyllesh ambasaden ne Kroaci pikerisht ne momentin kur ky vend u be anetar i BE-se dhe duke marre parasysh qe eshte vendi me mik i shqiptareve ne Ballkan dhe qe e ka treguar veten si mbajtes te ballancave me fqinjet tane kur keta kane ndermarre hapa kunder interesave te shqiptareve ne rajon. Mbyllja e ambasades ne Kroaci tregon papjekurine politike te kesaj qeverie.

filloi plani izolacionist...

filloi plani izolacionist... po nuk patem ambasada ne ballkan me fqinjeta tane... per ke di mbajme... per korene?

hajde ministra trapa hajde! #ri-izolim

"Mbyllini te gjitha

"Mbyllini te gjitha ambasdadat jane vende borgjez revizioniste imperialiste kapitaliste te na marrin te keqen, nuk gjunjezohet udheheqia edhe sikur bar te han shqiptaret".

Lexova se nuk eshte i vertete

Lexova se nuk eshte i vertete lajmi per mbylljen e amabsadave te sipercituara. Gjithsesi mund te kuptoj mbylljen e shume ambasadave per kushte ekonomike por asgje nuk e justifikon mbylljen e tyre ne Kroaci ku kalojne tranzit mijra qytetare shqiptare gjate vitit. Mali i Zi ka nje numer te kosideruar shqiptaresh mbi te gjitha por edhe eshte vendi qe kalojne shume shqiptare pushimet apo bejne biznese etj. Ne Bosnje duhet te kemi te pakten nje konsullate per shume motive sidomos me ato qe kane te bejne me historine duke qene se Bosnja eshte nje prej vendeve me pak te modfikuara nga rrjedhat e kohes.

Add new comment